Një grup i rezervistëve rusë janë nisur për të luftuar në Ukrainë, pas kërkesës së Presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm.
Në një video të postuar në rrjete sociale, shihet grup i madh i njerëzve të mbledhur në stacion të nisjes, raporton Skynews, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Në video ndjehet edhe elementi tragjik i ndarjes, ku burra e gra shihen duke u përqafuar e duke qarë, derisa rekrutët nisen për në luftë me autobusë.
Kujtojmë se, të mërkurën, Putin njoftoi për një vendim për mobilizim të pjesshëm, me ç’rast kërkoi të rekrutohen 300,000 rusë për të luftuar në Ukrainë, luftë kjo që ka hyrë në muajin e shtatë që nga nisja.
Sidoqoftë, kjo kërkesë e presidentit rus nuk kaloi pa pakënaqësi, pasi qindra njerëz protestuan rrugëve të Rusisë duke kundërshtuar pjesëmarrjen në luftë të më shumë personave. /Reporteri.net/.