E shtunë, 14 Qershor, 2025

NEGOCIATAT NËNKUPTOJNË PROCES TË MUNDIMSHËM TË ZBATIMIT TË LIGJEVE EUROPIANE

Ndërkohë që po vazhdon procesi i skriningut, analistët politikë theksojnë se kjo është faza universale për të gjitha ato shtete që duan të aderojnë në Bashkimit Evropian. Analisti Qenan Aliu, thekson se skriningu apo procesi i shqyrtimit shpjegues si fazë është universale për të gjitha ato shtete që duan të aderojnë në Bashkimit Evropian, ndërsa korniza negociuse është përmbajtja kryesore e problematikave që tangojnë shtetet aspirante. Sipas tij, me këtë proces do të notohet se çka dhe si e ka të plotësuar RMV nga data kur ka marrë statusin e vendit kandidat dhe mes tjerash çka duhet të sjellin reformuar apo çfarë duhet plotësuar. Aliu thotë se negociatat me Maqedoninë e Veriut do të fillojnë realisht pasi të plotësojë “ kushtin pa të cilin nuk mundet” e që nënkupton ndryshimin e kushtetutës.


Shkruan: Enis Shaqiri

Shqyrtimi shpjegues “Screening” i cili nisi në fund të javës së kaluar me kapitujt “Prokurimi Publik” dhe “Statistikat”, të cilët janë pjesë e grupit të parë të njohur si “Themelet” vazhdon edhe këtë javë në Bruksel.

Ekipet e ekspertëve nga Maqedonia e Veriut si dhe nga Shqipëria janë gjithashtu në Bruksel këtë javë ku vazhdojnë të dëgjojnë ligjërata për legjislacionin e përditësuar të BE-së në kapitujt e mbetur të grupit të parë.

Dita e sotme i kushtohet reformës në administratën publike. Deri në fund të javës në rendin e ditës do të jenë kriteret ekonomike, kontrolli financiar, drejtësia , të drejtat themelore, si dhe kapitulli “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Ky proces pritet që të zgjasë deri në nëntor. Pas përfundimit të pjesës shpjeguese të skriningut për grupin e parë të negociatave me BE-në deri më 27 të këtij muaji, në periudhën nga 11 nëntori deri më 9 dhjetor 2022, do të bëhet skriningu bilateral, gjegjësisht proces në të cilin Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i Maqedonisë së Veriut do t’i prezantojë para përfaqësuesve të Komisioni Evropian planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT-së për zbatimin e standardeve evropiane.

Në një prononcim për KDP, analisti Qenan Aliu, thekson se skriningu apo procesi i shqyrtimit shpjegues, si fazë është universale për të gjitha ato shtete që duan të aderojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa korniza negociuse sipas tij është përmbajtja kryesore e problematikave që u tangojnë shteteve aspirante, duke shtuar këtu se me këtë proces do të notohet se çka dhe si e ka të plotësuar RMV nga data për statusin kandidat dhe mes tjerash çka duhet të sjellin reformuar apo çfarë duhet plotësuar.

Pra, ,skriningu, si fazë është universale  për të gjitha shtetet që kanë dhe do të aderojnë për në BE. Ndërkaq korniza negociuse është me përmbajtje të ndryshme varësisht nga problematikat që tangojnë shtetet aspirante. RMV tani është në fazën e skriningut, e që fillon me kaptinën e ashtuquajtur “Themelet”. Skriningu po të shprehemi me gjuhën e mjekësisë është rengen i bazës juridike për shtetin aderues. Pra me këtë do të notohet se çka dhe si e ka të plotësuar vendi nga data për statusin kandidat dhe çka duhet sjellë, plotësuar apo ndryshuar. E gjithë kjo nënkupton harmonizim të legjislaturës së vendit me atë të Be-së gjatë gjithë procesit deri në anëtarësim të plotë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me sjelljen e legjislaturës, por edhe me zbatimin e ligjeve, ” thekson Aliu.

Aliu thekson se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka filluar negociatat, pasiqë korniza negociuse sipas tij kërkon kushtin “condicio sine qua non” që do të thotë “kushtin pa të cilin nuk mundet”, që nënkupton ndryshimin e kushtetutës.

Të jemi të qartë, akoma vendi nuk ka filluar negociatat sepse korniza negociuse mban kushtin ,condicio sine qua non, kushtin pa të cilin nuk mundet , e ai është së pari ndryshimi i kushtetutës e më pastaj fillimi i negociatave. Vendi hapëroi me një qëndrim unikat të BE-së si asnjëherë me parë, korniza negociuese parashikon një konferencë që u mbajt e ashtuquajtur formale-teknike dhe një konferencë ndërqeveritare politike për fillimin e negociatave pas ndryshimit të kushtetutës. Çdo interpretim tjetërfare  është PR, propagandë e qeverisë, ”

Sipas tij, procesi i metodologjisë parasheh edhe mundësinë e bumerangut, që nënkupton se vendi edhe nëse kalon ndonjë klaster, në ndërkohë shfaqen problematika në zbatim, negociatat me automatizëm rikthehen në kaptullin e kaluar.

Vlen të theksohet se procesi me ndryshimin e metodologjisë parashikon edhe mundësin e rikthimit, që nënkupton , vendi edhe kur kalon një klaster, nëse pas pak viteve shpërfaqen probleme në zbatimin e tyre, negociatat rikthehen në kaptinën e kaluar. Pra negociatat janë proces i gjatë dhe i mundimshëm, asnjë vend nuk mund t’i kalojë pa probleme nëse nuk ka kohabitim respektibil në shtet pozitë-opozitë. Shoqëria ka nevojë për kulturë tjetërfare politike që vendi të hapërojë drejt kësaj familje të madhe,” thekoson për KDP, Qenan Aliu.

Në ndërkohë, kujtojmë se pas përfundimit të shqyrtimit shpjegues, ekipi Maqedonisë së Veriut dhe ai shqiptar do të ndahen dhe secila do të fillojë shfaqjen dypalëshe.

Ndërsa Maqedonia e Veriut do të mund të fillojë edhe zyrtarisht negociatat pas ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht me pranimin e bullgarëve në kushtetutë.

 

Të fundit