E martë, 13 Maj, 2025

SKRININGU, FILLIMI I SFIDËS PËR IMPLEMENTIMIN E STANDARDEVE EROPIANE

Maqedonia e Veriut ka filluar me procesin e skriningut, një hap i parë në procesin e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE. Përfaqësues qeveritarë kanë theksuar se pas 17 vitesh pritje Maqedonia e Veriut po fillon bisedimet me BE, ndërkohë që kanë vlerësuar se ky proces do të mundësojë euuropianizimin e vendit. Mikela Matuela drejtore e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ka përshëndetur delegacionet e dy vendeve konkurruese për në BE, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shtuar se dy vendet pas vështirësive të mëdha, tani ndodhen në kthesën e vërtet, kthesë kjo që i shpie vendet drejtë Bashkimit Evropian.

Shkruan: Enis Shaqiri

Maqedonia e Veriut sot filloi skriningun shpjegues për kapitullin 5, prokurime publike, si hap i parë i procesit negociator për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga data 15-27 shtator të vitit 2022 do të zhvillohen takime për fushat dhe kapitujt nga Klasteri i Vlerave Fundamentale, kur Komisioni do të prezantojë legjislacionin e ri për këto fusha.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, me rastin e fillimit të procesit të skriningut, theksoi se pas 17 vitesh, BE-ja sot në Bruksel e filloi procesin e skriningut për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Janë të hapura negociatat me Bashkimin Evropian! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për implementimin e rregulloreve evropiane, për evropianizimin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit. Dita e sotme është vërtet e madhe dhe e rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve në vendin tonë, ata meritojnë të jetojnë në një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane. Uroj punë të suksesshme, ekipi i Maqedonisë së Veriut është i gatshëm për sfidën”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Ndërkaq, delegacioni maqedonas në Bruksel, udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane dhe njëherësh kryenegociator kryesor Bojan Mariçiq.

Mariçiq pret që procesi të rezultojë me evropianizimin e shoqërisë dhe funksionimin evropian të shtetit.

Ekipi jonë, ekipi i Maqedonisë së Veriut këtu në Bruksel, por dhe kolegët që na ndjekin ën Shkup janë të gatshëm t’i dëgjojnë përvojat tuaja dhe këshillat për atë se si më së miri të plotësohen kërkesat e legjislacionit të BE-së në fushën e prokurimit publik”, tha Mariçiq

Nga ana tjetër Mikela Matuela drejtore e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ka përshëndetur delegacionet e dy vendeve konkurruese për në BE, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shtuar se dy vendet pas vështirësive të mëdha, tani ndodhen në kthesën e vërtet, kthesë kjo që i shpie vendet drejtë Bashkimit Evropian.

Është kënaqësi e madhe t’i përshëndes delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këtë takim të procesit të skriningut, sepse më duhet të them ky është një moment i lumtur dhe emocionues, sepse kjo ndodh pas një pritje të gjatë dhe një rruge me pengesa të mëdha. Por tani jemi këtu dhe kjo është vërtetë kthesë e madhe për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, por edhe për BE-në”, u shpreh Mikela Matuela, drejtore e KE-së për Ballkanin Perëndimor,” ka thënë Mikela Matuela, drejtore e KE-së për Ballkanin Perëndimor.

Skriningu i përgjithshëm pritet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm, pas së cilës do të caktohet Konferenca e dytë Ndërqeveritare kur të hapen kapitujt e negociatave, Në ndërkohë, Shkupi zyrtar fillimisht do të duhet që të zbatojë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për hapjen e kapitujve.

Të fundit