E premte, 19 Korrik, 2024

BESIMI-KAMER: REFORMAT E FINANCAVE PUBLIKE DUHET TË VAZHDOJNË EDHE NË KOHË KRIZE

Temë e diskutimit ka qenë sistemi i reformave në financat publike, si dhe sfidat aktuale të presioneve globale të çmimeve dhe krizës energjetike, ku mes tjerash janë theksuar edhe impenjimet sa i përket ruajtjes së stabilitetit makroekonomik të RMV-së.

Shkruan: Enis Shaqiri

Ministri i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, sot realizoi takim me drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Evropën Alfred Kamer, si dhe Julie Kozak, nëndrejtoreshë e FMN-së për Hemisferën Perëndimore, takim ky që realizohet në suaza të Konstituencës holandeze të FMN-së dhe Bankës Botërore, që aktualisht po mbahet në Sarajevë – Bosnjë dhe Hercegovinë, pjesë e së cilës është edhe Maqedonia e Veriut..

Ndërkaq, siç mësohet nga faqja e Ministrisë së Financave, temë e diskutimit ka qenë sistemi i reformave në financat publike, si dhe sfidat aktuale të presioneve globale të çmimeve dhe krizës energjetike, ku mes tjerash janë theksuar edhe impenjimet sa i përket ruajtjes së stabilitetit makroekonomik të RMV-së.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në këtë takim ka theksuar se Ligji i ri sistematik për Buxhetet (Organic Nudget Law), i cili është në përputhje me rekomandimet e FMN-së dhe BE-së është në fazën përfundimtare të miratimit, dhe se ky ligj, që sipas Ministrit Besimi, do të sjellë risi në financat publike – si Këshilli fiskal dhe rregulla, Sistemi i integruar, buxhetimi afatmesë, pritet që të miratohet nga Kuvendi gjatë muajit shtator, me konsensus të gjerë, duke pasur parasysh rëndësinë e tij.

Reformat në financat publike duhet të vazhdojnë paralelisht me politikat për t’u ballafaquar me çmimet dhe krizën energjetike. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet qëndrueshmëria dhe zhvillimi i ekonomisë në periudhë afatmesme dhe afatgjate.
Ligji i ri për Buxhetet, i cili është në përputhje me rekomandimet e FMN-së dhe është në fazën përfundimtare të miratimit do të sjellë risi thelbësore në financat publike – Këshill fiskal dhe rregulla, Sistemi të integruar, buxhetin afatmesëm
, ” – ka shkruar ministri Besimi.

Sipas tij, qeveria ka miratuar pako të masave antikrizë në vlerë prej 400 milionë eurosh, që në fillim të krizës, në muajin mars, ndërsa së shpejti do t’i prezantojë edhe masat e reja të targetuara

Mes tjerash në këtë drejtim është edhe konsolidimi fiskal i planifikuar afatmesëm, si dhe përkrahja e mëtejshme e rritjes ekonomike përmes investimeve publike, duke përfshirë edhe ndryshimin e strukturës së buxhetit në interes së rritjes së investimeve. Kjo parashikohet edhe me Planin për qëndrueshmëri fiskale dhe rritje ekonomike për periudhën 2022-2026. Me këtë plan, parashihen masa për konsolidimin fiskal përmes racionalizimit të kostove të caktuara, si dhe masa për përmirësimin e arkëtimit të tatimeve. Në këtë kontekst është edhe reforma tatimore, e cila duhet të sigurojë përfshirje më të drejtë të obliguesve tatimorë përmes heqjes së lirimeve dhe trajtimit preferencial. Në vijimësi, Plani do të sigurojë ekonomi në rritje dhe të qëndrueshme, parashikimin e masave për sigurimin e konsistencës afatgjate në politikat qeveritare, si dhe krijimin e indikatorëve shumëvjeçarë për vlerësimin e efekteve afatgjate të projekteve të financuara nga buxheti.

Të fundit