E mërkurë, 24 Korrik, 2024

VAZHDON PËRPLASJA E PARTIVE PËR REFERENDUMIN

Partia më e madhe opozitare VMRO nuk është pajtuar me konstatimin e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi i cili e quajti referendumin si antikushtetues. VMRO thotë se nisma e saj është në harmoni me nenin e 25 të Ligjit për Referendumet dhe se Kuvendi nuk ka arsye ta refuzojë.  Sipas tyre, nisma është plotësisht ligjore. Ndërsa sipas LSDM-së Mickoski po manipulon me qytetarët pasi e di shumë mirë që kjo iniciativë do të dështonte. Ata shtojnë se nisma për referendum është mashtrim i Mickoskit për të shpëtuar karrigen e tij në parti. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, ka theksuar se iniciativa e VMRO-DMNE-së ka për qëllim pengimin e rrugës integruese të vendit.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Refuzimi i iniciativës për referendum të VMRO-DPMNE-së nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, përplasi partitë në pushtet me ato të opozitës.

Partia më e madhe opozitare VMRO nuk është pajtuar me konstatimin e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi i cili e quajti referendumin si antikushtetues. VMRO thotë se nisma e saj është në harmoni me nenin e 25 të Ligjit për Referendumet dhe se Kuvendi nuk ka arsye ta refuzojë.  Sipas tyre, nisma është plotësisht ligjore.

“U vërtetua se LSDM-ja antimaqedonase ka luks konfrontimin me popullin. U vërtetua se së bashku me Talat Xhaferin do të bëjnë gjithçka për të shmangur referendumin, në të cilin populli të thotë se çfarë mendon për marrëveshjen e dëmshme me Bullgarinë. Referendumi për anulimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Bullgarinë është në përputhje me nenin 24 të ligjit për referendum dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën”, deklaruan nga partia opozitare maqedonase.

Ndërsa sipas LSDM-së Mickoski po manipulon me qytetarët pasi e di shumë mirë që kjo iniciativë do të dështonte. Ata shtojnë se nisma për referendum është mashtrim i Mickoskit për të shpëtuar karrigen e tij në parti.

“Hristijan Mickoski me qëllim parashtroi një iniciativë për referendum e cila është jokushtetuese  duke e ditur vetë se referendumi i tij është i destinuar të dështojë për shkak të mbështetjes së dobët të qytetareve. Kushtetuta si akti më i lartë juridik është i qartë. Neni 118 përcakton qartë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar, janë pjesë e rendit juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj”, thanë nga partia maqedonase në pushtet.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, ka komentuar gjithashtu dështimin e kësaj nisme. Ai u shpreh se iniciativa e VMRO-DMNE-së ka për qëllim pengimin e rrugës integruese të vendit.

“I bëjmë thirrje krahut proevropian të opozitës që të bëjë gjithçka që të mos rrezikohet rruga eurpintegruese. Është e papërgjegjshme që në këtë kohë krizës të shpenzohen 8 mln euro për organizim të referendumit vetëm për tu bërë pjesë e mashtrimit të madh të opozitës. Qytetarët janë për anëtarësim në BE”, deklaroi Arbër Ademi.

Përndryshe, dje pasdite kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi hodhi poshtë iniciativën për referendum me arsyetimet se kjo iniciativë është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe të drejtën ndërkombëtare.

Të fundit