E mërkurë, 24 Korrik, 2024

DIMRI I ASHPËR MUND TË ÇOJË NË TRAZIRA SOCIALE NË EVROPË

Një dimër i ashpër mund të çojë në trazira sociale në Evropë, ku pushtimi rus i Ukrainës ka çuar tashmë në pasoja të rënda ekonomike dhe frikë nga një recesion, tha sot kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kristalina Georgieva tha se për shkak të situatës aktuale, Banka Qendrore Evropiane duhet të balancojë me kujdes luftën kundër inflacionit, duke pasur parasysh “domosdoshmërinë e forcimit të ekonomisë”.

“Sigurisht që ekziston frika e një recesioni në disa vende, dhe edhe nëse nuk ndodh, do të duket sikur është këtë dimër”, tha Georgieva.

“Nëse Nëna Natyrë vendos që nuk dëshiron të bashkëpunojë dhe dimri është i ashpër, mund të ketë trazira sociale”, tha ajo.

Të fundit