Për dallim nga Maqedonia e Veriut ku ekziston një zbrazëtirë e dukshme në modelet dhe strategjitë e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike dhe sociale, në Gjermani kemi një organizim të kategorive të pjesëmarrjes së të rinjve në politikëbërje. Në këto kategori bëjnë pjesë: vetë-organizimi, shoqatat rinore, këshillat rinorë, formatet e pjesëmarrjes përfaqësuese dhe sindikatat e studentëve, formatet e hapura të pjesëmarrjes, p.sh. forumet dhe konferencat rinore si dhe formatet e synuara dhe të orientuara nga projekti, si samiti i të rinjve etj. Të gjitha këto formate kanë objektiva, afate kohore për pjesëmarrje dhe qasje të ndryshme për përzgjedhjen dhe përfaqësimin e të rinjve pjesëmarrës.
Shkruan: Puhiza Osmani
Gur themeli i politikëbërjes në Gjermani është pjesëmarrja e të rinjve. Për shumë vite me radhë nuk ka munguar përfshirja e të rinjve në politikën formale të vendit. Sot të rinjtë preferojnë të përdorin forma të ndryshe informacioni për të qenë politikisht aktiv. Ata përdorin intensivisht mediat dixhitale për t’u shprehur, por edhe për të marrë informacion politik dhe për t’u organizuar politikisht.
Për dallim nga Maqedonia e Veriut ku ekziston një zbrazëtirë e dukshme në modelet dhe strategjitë e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike dhe sociale, në Gjermani kemi një organizim të kategorive të pjesëmarrjes së të rinjve në politikëbërje. Në këto kategori bëjnë pjesë: vetë-organizimi, shoqatat rinore, këshillat rinorë, formatet e pjesëmarrjes përfaqësuese dhe sindikatat e studentëve, formatet e hapura të pjesëmarrjes, p.sh. forumet dhe konferencat rinore si dhe formatet e synuara dhe të orientuara nga projekti, si samiti i të rinjve etj. Të gjitha këto formate kanë objektiva, afate kohore për pjesëmarrje dhe qasje të ndryshme për përzgjedhjen dhe përfaqësimin e të rinjve pjesëmarrës. Ato ofrojnë gjithashtu nivele të ndryshme pjesëmarrjeje, nga rolet këshilluese dhe partneritetet deri te pjesëmarrja e vetëdrejtuar nga të rinjtë. Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së të rinjve në nivel lokal, ajo garantohet nëpërmjet kushtetutës lokale të shtetit, kodeve komunale, rregulloreve të rretheve ose akteve të administratës së rrethit.
Në të gjitha nivelet, të rinjtë kanë qenë dhe janë të përfshirë në zhvillimin dhe hartimin e strategjive të ndryshme në Gjermani. Kjo realizohet nëpërmjet organizimit të konsultimeve online dhe offline. Të rinjtë konsultohen vazhdimisht kur bëhet fjalë për përditësimin dhe vlerësimin e strategjive.
Një përparësi tjetër që u mundësohet të rinjve nga ana e shtetit janë Ditët e Politikave Rinore. Në këto ditë të rinjve u ofrohet qasje në forume të ndryshe për të shkëmbyer ide dhe mendime me ministritë federale mbi fushat e veprimit të lidhura me rininë dhe iniciativat e mundshme.
Ditët e Politikës Rinore të vitit 2022 shënojnë një moment historik të mëtejshëm në përpjekjet e qeverisë për të zbatuar Strategjinë për Rininë. Ato ofrojnë një mundësi për të parë progresin e bërë deri tani dhe mënyrën se si mund të çohet përpara Strategjia për Rininë.
Gjithashtu sot të rinjtë kanë në dispoziocion një sërë mjetesh të pjesëmarrjes në internet, të cilat u japin mundësinë për të ofruar komente të gjera mbi statusin e zhvillimit dhe zbatimit të Strategjisë Rinore.
E rëndësishme të theksohet është se Instituti Gjerman i Kërkimeve për Administratën Publike filloi ngritjen e qendrës së kompetencës së kontrollit të të rinjve. Kjo ide lindi gjatë diskutimeve për të pasur një Politikë të Pavarur Rinore, duke marrë parasysh aspektet që shpesh herë shqetësimet e të rinjve rrallë marrin vëmendjen që meritojnë në proceset politike.
Kontrolli i të rinjve në vetvete nuk është një instrument për pjesëmarrje. Megjithatë, formatet e pjesëmarrjes si auditimi i të rinjve mbledhin përvoja nga shumë situata të ndryshme jetese me të cilat përballen të rinjtë për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të kontrollit të të rinjve. Të rinjtë japin komente mbi mjetin e auditimit ose mbi gjetjet e kontrolleve individuale të të rinjve. Qendra e kompetencës përdor gjetjet për të përmirësuar vazhdimisht metodologjinë e kontrollit të të rinjve. Qëllimi i këtij zhvillimi të vazhdueshëm është të pasqyrojë siç duhet realitetet e përditshme me të cilat përballen të rinjtë.
Rinia është e ardhmja e shoqërisë. Brezi i ri në vendin tonë duhet thjesht ta rifreskojë statusin aktual të shoqërisë. Kur një i ri kontribuon me idetë dhe energjinë e tij për të zgjidhur çështjet sociale, ai bëhet një udhëheqës i aftë dhe gjithashtu mund të bëjë një ndryshim në jetën e të tjerëve. Edhe në vendin tonë të rinjtë duhet të kenë guximin të zgjidhin kontradiktat vajtuese që po rrënojnë shoqërinë dhe të përballen me guxim për sfida të mëdha pa iu shmangur problemeve dhe vështirësive të mëvonshme me të cilat do të përballen në mënyrë të pashmangshme.