..Peter Feith
Pas takimit me ish- Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, Kryeministria ka organizuar edhe një pritje pritje për Feithin, të cilin Kurti e ka quajtur mbret të Kosovës, por sipas tij, jo me dëshirën dhe qëllimin e tij.
“Si aktivist politik, përpara se të bëhesha deputet opozitar, vendosa një poster të bukur në Prishtinë ku thuhej “Feith No More”. Z. Feith ishte Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian dhe në këtë rast dy kapela bënë një kurorë. Nga viti 2008 deri në vitin 2012, Republika jonë kishte një mbret dhe emri i mbretit ishte Feith, Pieter Feith. Por, më duhet ta pranoj që ky mbreti i mungonte ambicia për të qenë një mbret tamam, përkundër se ishte mjaftueshëm i edukuar që ta refuzonte ofertën”, ka thënë me dozë humori kryeministri Kurti në fjalimin e tij.