Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital dhe është në “gjendje të keqe shëndetësore,” – transmeton kdpolitik.com njoftimin e agjencisë franceze të lajmeve AFP që i referohet deklaratës së djalit të tij, Darko Mladiq.
Duke folur për AFP-në ai kishte pranuar se krimineli i luftës “ishte në spital tash një javë për shkak të gjendjes së tij të brishtë shëndetësore”. Fillimisht ishte shtruar në spitalin civil në Hagë, ndërsa që nga e enjtja ndodhet në objektin shëndetësor të burgut të Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Gjykatat Penale (MTPI) me seli në Hagë.
“Gjendja shëndetësore është e keqe. Këtu në Serbi është gati një ekip mjekësh që mund të shkojë për ta parë, por ende nuk e dimë nëse do t’ju lejohet. Ne do të kërkojmë leje për ta kontrolluar pikërisht këta mjekë”,- ka thënë Mladiq për AFP-në.
Më 2021, Gjykata e Hagës konfirmoi dënimin e përjetshëm të Mlladiqit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë nga viti 1992 deri më 1995.
Ai u shpall fajtor për gjenocid për shkak të rolitë tij tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra dhe të rinj myslimanë.