Sa i përket bashkëpunimit bilateral, Xhaferi theksoi se marrëdhëniet bilaterale karakterizohen nga mbështetja dhe respekti reciprok, dialogu i hapur dhe konstruktiv. Dëshmi për këtë janë vizitat dhe takimet e shumta të ndërsjella të përfaqësuesve të të dyja vendeve mike dhe mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot pranoi në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përcjell KDP. Nga kabineti i Xhaferit njoftojnë se takimi iu referua situatës politike aktuale në vend , ndërsa kryetari Xhaferi e njoftoi mysafirin me aktivitetet aktuale të Kuvendit, duke e theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me opozitën dhe përgjegjësinë që ka opozita për përparimin e vendit.
Sa i përket bashkëpunimit bilateral, Xhaferi theksoi se marrëdhëniet bilaterale karakterizohen nga mbështetja dhe respekti reciprok, dialogu i hapur dhe konstruktiv. Dëshmi për këtë janë vizitat dhe takimet e shumta të ndërsjella të përfaqësuesve të të dyja vendeve mike dhe mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Në fushën e bashkëpunimit multilateral, Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka qëndrim afirmativ për aderimin e Republikës së Kosovës në të gjitha iniciativat dhe forumet multilaterale dhe rajonale.
“Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet dialogun Prishtinë – Beograd në drejtim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe të pranueshme reciprokisht, e cila do të garantojë paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e të dyja vendeve dhe të rajonit në tërësi”, theksoi Xhaferi
Krasniqi, thonë nga kabineti falënderoi për mundësinë që të takohet me Xhaferin në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për t’i vazhduar bisedat që i kanë filluar gjatë takimeve gjatë vizitës zyrtare të Xhaferit në Republikën e Kosovës.
“Krasniqi theksoi se liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, mundësitë për hapjen e bizneseve në të dyja vendet dhe përgjithësisht mundësitë e mira të biznesit janë thelbi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe sigurisht që burojnë nga bazat e forta në formën e ligjeve dhe rregullativave të miratuar nga Kuvendi. Lidhur me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, Krasniqi theksoi se efekti i hapjes së negociatave aderuese me Bashkimin Evropian ndihet edhe në Republikën e Kosovës, sepse aderimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE do të thotë siguri më të madhe, stabilitet jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për rajonin”, thonë nga Kabineti.