E mërkurë, 24 Korrik, 2024

SHBA SANKSIONOI IRANIN PËR SULME KIBERNETIKE, BLINKEN: NUK DO TË KETË TOLERIME!

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar pas vendimit të SHBA për të sanksionuar Iranin për sulmet kibernetike. Në një reagim në Twitter, Blinken shkruan se nuk do të tolerohen sulme kibernetike që synojnë SHBA-në ose interesat, infrastrukturën ose shërbimet e aleatëve të saj.

“Ne po caktojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë SHBA-në ose interesat, infrastrukturën ose shërbimet e aleatëve tanë”, shkroi Blinken në Twitter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndëshkuar Iranin duke vendosur sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. SHBA akuzon Iranin dhe përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, ndërsa sanksionet përfshijnë bllokimin e pronave të zyrtarëve dhe ministrive të mbajtura përgjegjëse.

Në deklaratën e lëshuar nga DASH thuhet se ata janë gjithashtu përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve që supozohej se ishin nga qeveria shqiptare dhe informacioneve personale të lidhura me banorët shqiptarë./TCH

Të fundit