E premte, 12 Korrik, 2024

KROACIA KUFIZON ÇMIMET E ENERGJISË DHE TË PRODUKTEVE KRYESORE USHQIMORE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, njoftoi të enjten se qeveria, me një paketë të veçantë masash, po kufizon çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe të artikujve kryesorë ushqimorë  në përpjekje për të zbutur goditjen nga rritja e çmimeve,- transmeton kdpolitik.com.

Paketa në vlerën rreth  21 miliardë kuna dhe përfshinë masa e  subvencionime dhe ndihmë për qytetarët, sektorin publik dhe privat.

“Këto masa janë gjithëpërfshirëse dhe në kohë të duhur. Ka diçka për secilin, prandaj paketa është e fuishme”– tha kryeministri Plenkoviq.

Media kroate bën të ditur se Qeveria me qëllim të ruajtjes së fuqisë blerëse të qytetarëve kufizoi çmimet e disa  produkteve kryesore ushqimore. Kështu, çmimi i vajit të lulediellit  ështëkufizuar në maksimalisht 15.99 kuna (përkatësisht 2.12 euro), qumëshit të qëndrueshëm  7.39 kuna (0.98 euro), sheqerit 7.99 kuna (1.06 euro) dhe miellit të tipit T-400 në 6.29 kuna (0.83 euro).

Nga një tetori i këtij viti deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, familjet në Kroaci, varësisht nga sasia e konsumimit, do të paguajnë energjinë elektrike nga 59 deri në mesatarisht 88 euro për megavat/orë.

Për institucionet arsimore, shtëpitë e pensionistëve, organizatat joqeveritare, shoqatat fetare, komunat dhe qytetet, çmimi universal do të jetë 62 euro për megavat/orë.

Me këtë paketë kufizohen edhe çmimet për sipërmarrësit. Ata që konsumojnë më pak se 250.000 kilovat/orë do të paguajnë 0.52 kuna për kilovat/orë, ndërsa ata përtej kësaj – 1.76 euro. Çmimi i gazit për familjet mbetet i pandryshuar deri më një prill 2023./KDP/

Të fundit