E hënë, 21 Prill, 2025

NDËRRON JETË RAMADAN NAZIFI, AMBASADOR I RMV-së NË GJERMANI

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Ramadan Nazifi, ambasador aktual i Maqedonisë së Veriut në Gjermani. Sikurse transmeton KDP diplomati Nazifi është shuar pas një sëmundjeje të shkurtër, por të rëndë, fill pas kthimit nga pushimet në vendlindjen e tij Radushë të Shkupit.

“Ramadani, me të cilin krijova miqësi personale, ishte njeri dhe diplomat i shquar dhe do të mbahet mend nga kolegët e tij në Ministri,’- ka deklaruar me rastin e  ndarjes nga jeta ministri i Jashtëm, Bujar Osmani,  duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Ramadan Nazifi do të mbetet në kujtime si një personalitet i paharruar dhe profesionist shembullor,’ -ka shkruar Beqë Cufaj, ish-ambasador i Kosovës në Berlin.

Ramadan Nazifi ka lindur më 1962 dhe është ndër kuadrot e para shqiptare, ndërsa PPD-ja ishte në pushtet, që në vitin 1995 u angazhuan në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nazifi për një kohë ka qenë edhe ambasador në Zvicër dhe do të mbahet mend si një diplomat e njeri që me përkushtim veproi  si në vendlindjen e tij ashtu dhe në diplomacinë e vendit.

Të fundit