E martë, 25 Mars, 2025

RAMA NGA BEOGRADI: PËR NJOHJEN JAM 100% ME QEVERINË E KOSOVËS, NDËRSA PËR ‘BALLKANIN E HAPUR’ DHE DIALOGUN NË BRUKSEL, KEMI DALLIME

Kryeministri i Shqipërisë i cili këto ditë ka qëndruar në Beograd në kuadër të “Open Ballkan”, atje ka zhvilluar një intervistë për Euronews Serbia, Rama deklaroi se është në anën e Kosovës sa i përket çështjes së njohjes, shkruan Gazeta Metro.

Nga atje ai deklaroi se është në krah të Qeverisë së Kosovës sa i përket çështjes së njohjes.

“Të gjithë e dinë se une jam 100% në anën e Kosovës sa i përket njohjes”, deklaroj Rama.

Ndër të tjera ai nuk la pa përmendur se ai ka mendim më ndryshe se qeveritarët e Kosovës për çështjen e dialogut, dhe të “Open Ballkan”.

“Megjithatë nuk është sekret, se un kam mendim ndryshe nga qeveria e Kosovës kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, dhe anëtarësimin e saj në “Ballkanin e Hapur”, u shpreh shefi i qeverisë shqiptare.

Madje ai tha se e sheh të rrugës që Kosova do të ishte mirë të bëhej pjesë e kësaj nisme.

“Unë konsieroj se Kosova do të duhej të ishte në “Balkanin e Hapur”, dhe të i dilte në mejdan presidentit Vucic”, tha ai.

Madje ai e parafrazoj edhe presidentin serb Aleksandar Vucic, i cili ka lënë të nënkuptoj se edhe Kosova mund të jetë pjesë e “Open Ballkan”.

“Ai thot (Vucic) se të gjithë mund të ulen në atë tavolinë”, u shpreh ai.

Rama madje e ka kujtuar një deklarim të para 8 viteve qe e kishte bërë në Beograd, për të cilën presidenti serb ishte dëshpëruar.

“Në 2014-n ne rrezikuam të shkëputeshim sërish për 68 vite të tjera, pasi Aleksandar mbeti i dëshpëruar nga deklarata ime në konferencën për shtyp në Pallatin e Serbisë, që Serbia duhet të njohë Kosovën”, deklaroi Rama./gazetametro

 

Të fundit