E diel, 20 Prill, 2025

NISMA BALLKANI I HAPUR, FIRMOSEN MARRËVESHJE TË REJA

Samiti në kuadër të Ballkanit të Hapur mblodhi së bashku në Beograd zyrtarë nga vendet e kësaj nisme, si dhe nga Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Hungaria dhe Turqia. Vuçiq, Rama dhe Kovaçevski kryesuan bashkërisht samitin Ballkani i Hapur. Pas takimit u nënshkruan marrëveshje dy dhe tripalëshe në fushën e bujqësisë, energjisë, kulturës dhe mbrojtjes civile.

Shkruan: Enis Shaqiri

Të enjten në Beograd, në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, u hap panairi i parë ndërkombëtar i verërave. Ky panair është hapur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Pas panairit të verërave në Beograd, në kuadër të Ballkanit të Hapur e cila është nismë e përbashkët e Shqipërisë,  Maqedonisë së Veriut, dhe Serbisë është mbajtur edhe takimi tjetër i ri, ku pjesëmarrës ishte kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë e Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija. Po ashtu të pranishëm kanë qenë edhe kryediplomati i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ai i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në hapje të Samitit në Beograd, potencoi se ftesa për pjesëmarrje u është dërguar edhe ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, por që të njëjtit nuk kanë mundur që t`i përgjigjen ftesës.

Shpresoj që do të marrin pjesë në takimin në Tiranë. Është shumë e rëndësishme për ne që nisma të mbledhë rreth vetes jo vetëm shtetet e rajonit, por edhe shtetet e rëndësishme nga zona përreth”, tha Rama.

Nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nga samiti i “Open Balkan” në Beograd, potencoi se Serbia dhe Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut, kanë hedhur një hap kyç në një kohë kur e gjithë bota është e shqetësuar dhe në kaos. Ai për më tepër vlerësoi se kjo nismë është një shtytëse që do të shtyj tre vendet përballë sfidave të dimrit që po vjen, dhe se marrëveshjet e nënshkruara kanë për qëllim edhe katastrofat në Ballkan, për të dhënë ndihma kur është e nevojshme.

Të bërit bashkë dhe të punuarit bashkë është motori që na shtyn përpara përmes sfidave  të dimrit të ardhshëm që është e shqetësuar e gjithë bota. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, kanë hedhur një hap kyç në një kohë kyç. Së bashku për të nxitur bashkëpunimin rajonal për integrimin në BE. Ne e bëjmë këtë për qytetarët dhe vendet tona. Ky bashkëpunim ka hapur rrugën për ne që të menaxhojmë sfidat e sigurimit të të ushqimit për qytetarët tanë. Do angazhohemi për sigurinë  e ushqimit. Do e ndihmojnë njëri –tjetrin nëse secili prej vendeve tona për ushqimet. do ketë qarkullime pa asnjë lloj kufizimi për një numër të caktuar ushqimore. Qeveria punon për të angazhuar të gjithë potencialet ton a të energjisë për t’u përballur me krizën energjetike. Ne do ofrojmë mbështetje  financiare për qytetarët. Po intensifikojmë punën tonë për ndërlidhjen me gaz me Serbinë”, tha ai.

Kujtojmë se në takimin e sotëm u nënshkruan katër marrëveshje.
Marrëveshja e parë ka të bëjë me sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e bujqësisë së vendeve përkatëse.
E dyta është memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e kulturës së vendeve respektive
-E treta, marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe energjisë.
Ndërsa e fundit është plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet zëvendësministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, zëvendësdrejtorit të emergjencave civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë.

Ndërkaq, sipas Aleksandar Vuçiq, nisma e Ballkanit të Hapur po sjell shpresë, duke shtuar këtu se gjithçka që do të prodhoj Serbia do të jetë gjithmonë e disponueshme edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe anasjelltas.

Suksesi i këtij projekti varet shumë në atë se sa ne do ta konsolidojmë paqen dhe stabilitetin në rajon. U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, si në Qeveri ashtu edhe në opozitë, që të njohin rëndësinë e këtij projekti. Është shumë e rëndësishme për ne që të krijojmë një grup punues për parandalimin e krizave, pasi që e dimë se një vjeshtë dhe dimër i vështirë po afrohen”, tha Vuçiq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se përpos konflikteve dhe luftërave, asnjëherë nuk e kemi zgjedhur rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit, ndërkaq me Ballkanin e Hapur mund të ofrojmë më shumë siguri.

Kemi provuar gjithçka në historinë tonë, grindjet dhe konfliktet, por vetëm nuk kemi provuar të bashkëpunojmë. Është koha për të zgjedhur paqen dhe përparimin, dhe se fleksibilitet më i madh i kufijve nuk do të thotë ndryshim i tyre, por një shans më i madh për pajtim”, tha Abazoviq, duke konfirmuar se Mali i Zi ende nuk është anëtar i nismës Open Balkan.

Edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, konfirmoi se në samit po merr pjesë vetëm si mysafir, duke shtuar se BeH duhet që t’i bashkohet kësaj nisme.

Sot, këtu do të deklaroj edhe një herë se është e nevojshme që BeH-ja t’i bashkohet Ballkanit të Hapur”, tha Tegeltija

Ndërsa shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu, Ballkanin Perëndimor e përkufizoj me dy sfida, atë të konfliktit politik në BeH, si dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Është kriza politike në Bosnjë e Hercegovinë dhe presidenti turk ndër të tjera javën e ardhshme do të vizitojë Sarajevën. Tjetra është dialogu [me ndërmjetësimin e BE-së] ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Aty u tregua se ne duhet të përqendrohemi në interesat e përbashkëta, jo në atë që na ndanë”, tha Cavusoglu.

Të fundit