E shtunë, 24 Maj, 2025

KOVAÇEVSKI: ËSHTË MIRË QË NË KUSHTETUTË DO TË PËRFSHIHEN EDHE POPUJ TJERË

Beograd, 2 Shtator – “Personat zyrtar në BE asnjëherë nuk e vendosin në pikëpyetje zgjerimin e BE-së. Unë e ndajë atë mendim sepse pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk është e plotë. Ne jemi pjesë e qenësishme e BE-së, ne i ndajmë vlerat e njëjta dhe qytetarët tanë janë pjesë e BE-së në çdo aspekt”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ai shtoi se, Maqedonia e Veriut kishte me siguri rrugën më të vështirë për fillim të negociatave, por se tani ka një udhërrëfyes të qartë se si do të zhvillohet procesi qasës.

“Ato çështje të cilat ishin delima veç më janë tejkaluar. Në kornizën negociuese qëndron gjuha e pastër maqedonase, identiteti i popullit maqedonas është i garantuar në kuadër të kornizës negociuese dhe i gjithë procesi negociues, ndërsa çështjet historike janë pjesë e punës së komisionit të historisë dhe nuk janë pjesë e procesit negociues. Atë që ne e kemi si obligim në atë rrugë, që në të vërtetë e kanë pasur edhe një numër i madh i vendeve të tjera është përshtatja kushtetuese me atë që, Maqedonia e Veriut ka edhe një aktivitet shtesë që duhet ta bëjë, ndërsa ajo është përfshirja e një pjese të popujve të tjerë që jetojnë në shtetin tonë”, tha Kovaçevski.

Ai potencoi se, Maqedonia e Veriut është shoqëri multikulturore, multikonfesionale dhe multietnike dhe është mirë ajo që në Kushtetutë do të përfshihen edhe popuj shtesë, sepse vendi është Evropë në miniaturë.

“BE është bashkësi e dallimeve, ndërsa Maqedonia e Veriut është pikërisht shteti në të cilin të gjitha bashkësitë, përkatësisht të gjithë popujtë, qytetarët kanë mundësi të barabarta për përparim personal dhe profesional pavarësisht përkatësisë së tyre”, tha Kovaçevski.

Të fundit