E enjte, 22 Maj, 2025

TROJKA E “BALLKANIT TË HAPUR” – MBLIDHET NË BEOGRAD

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski gjenden në Beograd në kuadër të një samiti që po organizohet për “Open Balkan”. Atje janë pritur nga nikoqirët, presidenti serb Aleksander Vuçiq dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në hapjen e Panairit të parë Ndërkombëtar të Verërave “Wine Vision of the Open Balkans” tha se sot është një ditë e madhe dhe se të tre vendet kanë treguar jo vetëm se mund të jenë pjesë e botës, por edhe se ato mund të konkurrojnë së bashku dhe të jenë më të mirë.

“Për ne sot është një ditë e madhe dhe e veçantë  dhe më duket se nuk ka njeri në këtë panair që nuk është i buzëqeshur. Këtë e nisëm dhe e bëmë së bashku”,- citon KDP deklaratën e presidentit serb  i cili sërish u ka bërë thirrje vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur.

Siç tha Vuçiq, në panair marrin pjesë 230 ekspozues nga vendet e Ballkanit të Hapur – Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – dhe mbi 100 ekspozues nga bota.Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Ballkani i Hapur është një projekt paqeje dhe uniteti në paqe për të ardhmen.“Që kjo fqinjësi e vogël në zemër të Europës nuk vuan më nga mbetjet e së shkuarës, por bëhet një vend i së ardhmes për të rinjtë e rajonit”, – tha Rama.Ai shtoi se shkëmbimi tregtar i produkteve bujqësore ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut  për një vit u rrit nga 60 milionë euro në 100 milionë dhe se ky është një tregues i mjaftueshëm për të vazhduar nismën që u përket njerëzve, para së gjithash të rinjve për të cilët shpresohet se do ta duan këtë rrugë më shumë se binarët e mbyllur të së shkuarës.

Të fundit