E hënë, 21 Prill, 2025

INTEGRIMI EVROPIAN NË BOTËN QË PO SHPËRBËHET

Unioni tani, më shumë se kurrë, duhet të demonstrojë se është një partner i dobishëm dhe i besueshëm i të gjitha shteteve evropiane, pa marrë parasysh qëndrimin e tyre formal me BE-në.

 

Shkruan: Javier Solana

 

Stabiliteti global është një gjendje e brishtë, që e treguan kohët e fundit lufta në Ukrainë dhe tensionet e rritura rreth Tajvanit. Në një botë që po shuan veten, Bashkimi Evropian duhet të ketë prioritet kulminant strategjik besimin në projektin evropian. Fuqitë e tjera mund të shfrytëzojnë  aspiratat e paplotësuara për anëtarësim në BE dhe zhgënjimet e qytetarëve – siç po e shohim tani në Ballkanin Perëndimor, ku Rusia po përpiqet të rivendosë ndikimin e saj. Tani, më shumë se kurrë, Unioni duhet të demonstrojë se është një partner i dobishëm dhe i besueshëm i të gjitha shteteve evropiane, pavarësisht nga qëndrimi i tyre formal me BE-në.

E sotmja është një periudhë paradoksale për Evropën. Përkundër një sërë ngërçesh të rënda, integrimi evropian kohët e fundit ka përjetuar një përshpejtim historik. Që kur pandemia e COVID-19 goditi Evropën dy vjet e gjysmë më parë, praktikisht të gjitha vendimet e BE-së kanë shkuar në favor të forcimit të integrimit politik të shteteve anëtare.Historikisht, suksesi i integrimeve evropiane krijoi mundësinë, si dhe sfidat e rritjes së Unionit përmes përfshirjes së anëtarëve të rinj. Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë integrimin, duke ditur se vokacioni i tij shtrihet në të gjithë kontinentin evropian. Mirëpo, për të garantuar vazhdimësinë e vet, BE-ja duhet t’u ofrojë kandidatëve për anëtarësim forma të reja të pjesëmarrjes për të ndihmuar në forcimin e ndjenjës së përkatësisë ndaj projektit evropian.Në fakt, integrimi i brendshëm politik i BE-së dhe zgjerimi i saj në shtete të tjera evropiane janë procese historikisht të pandashme. Në një fjalim në fillim të këtij shekulli, në Universitetin Humboldt në Berlin, zëvendëskancelari i atëhershëm dhe ministër i Punëve të Jashtme, Joschka Fischer, shpjegoi qartë rëndësinë historike dhe peshën e integrimit evropian.“Nevoja që këto dy procese (integrimi politik dhe zgjerimi i BE-së) të organizohen paralelisht është padyshim sfida më e madhe me të cilën po përballet Unioni që nga fillimi i tij. Por nuk ka gjeneratë që mund të zgjedhë sfidat që i hedh historia”,- tha Fischer.

Lufta e pakuptimtë

Bashkimi Evropian nuk do të devijojë kurrë nga detyrimet e tij afatgjata për të zgjeruar procesin e tij integrues në shtetet që tregojnë gatishmëri të qartë për anëtarësim. Ukraina dhe Moldavia – të shtyra drejt Unionit nga lufta e pakuptimtë që e nisi presidenti rus Vladimir Putin – morën statusin e kandidatit në qershor. Ndërkaq, vendimi i paradokohshëm i BE-së për të çelur negociatat formale të para-anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të inicojë rrjedha pozitive që forcojnë lidhjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor me institucionet evropiane.Ukraina është pjesë e Evropës dhe qytetarët e saj kanë shprehur shumë herë gatishmërinë e tyre për t’u bërë pjesë e BE-së. Nëse ky shtet i plotëson kushtet për anëtarësim në bllok, nuk ka arsye pse të mos pranohet. Për të përshpejtuar procesin e integrimit të Ukrainës, Unioni ka përgjegjësinë të ndihmojë për rindërtimin fizik dhe politik të shtetit nga shkatërrimet në luftën e Putinit. Analistët e Shkollës Ekonomike të Kievit vlerësojnë se rindërtimi i infrastrukturës fizike të Ukrainës do të kushtojë 100 miliardë dollarë. Ashiqare, rindërtimi do të duhet të jetë një ndërmarrje e përbashkët.Sot, krahas luftës në kufijtë e Bashkimit Evropian, të gjitha opsionet për një integrim më të thellë politik të Evropës – dhe jo vetëm për zgjerimin e Unionit – duhet të jenë në tryezë. Presidenti francez Emmanuel Macron, për shembull, propozoi  “bashkimin politik evropian”. Por, pavarësisht nga emri i strukturës së re, ajo duhet të krijojë mundësi bashkëpunimi me BE-në dhe integrimin për shtetet kandidate ta bëj të arritshëm.Për ta arritur këtë, BE-ja do të duhet të kultivojë bashkëpunimin ndërmjet shteteve kandidate. Ndonëse qasja aktuale dypalëshe e Unionit ndaj kandidatëve mundëson vlerësime ndaras për secilin shttet, ajo krijon rrezikun që zgjerimi të bëhet një proces mbizotërues garues.Prandaj, BE-ja duhet t’u ofrojë vendeve jo-anëtare një model ambicioz dhe realist të integrimit rajonal. Premtimet për anëtarësim eventual dhe negociatat e gjata që i paraprijnë do të dëmtojnë Unionin nëse krijojnë zemërim tek qeveritë dhe qytetarët e shteteve kandidate. Maqedonia e Veriut, për shembull, priti shumë gjatë – 17 vjet – nga miratimi i statusit të kandidatit deri në dritën jeshile për të filluar negociatat.

Ndërvarësia ekonomike

Botëkuptimi se ndoshta ekzistojnë formula të tjera përveç zgjerimit për integrimin e kontinentit evropian, nuk do të thotë se kjo politikë ka dështuar. Pa zgjerimin e BE-së në lindje të Evropës 2004, blloku nuk do të kishte fuqinë komerciale  dhe rajonale të të sotmes. Zgjerimet suksesive e kanë bërë BE-në një nga ekonomitë më të mëdha botërore, me 16 për qind të PBB-së globale.Mirëpo, në rastet kur zgjerimi i BE-së për të rritur zonën e stabilitetit evropian nuk është i realizueshëm për arsye gjeografike apo politike, çështja fundamentale e politikanëve evropianë është se cilat instrumente alternative mund të shfrytëzohen. Që nga koha e kancelarit gjermanoperëndimor Willy Brandt dhe Ostpolitika e tij, me të cilën u vendos baza për lidhje të reja të Perëndimit dhe bllokut sovjetik, kah fundi i viteve 1960, vendosja e lidhjeve të ndërvarësisë ekonomike ka qenë përgjigjja më e mirë.Por, një strategji e tillë presupozon ekzistimin e aktorëve të përgjegjshëm gjeopolitikë – dhe mësimi kryesor i luftës në Ukrainë është se Rusia nuk është  aktor i përgjegjshëm. Është evidente se ndërvarësia ekonomike nuk kontribuon në stabilitet nëse krijon varësi asimetrike në të cilat njëra palë është më e plagosur në kohën e konfliktit. Evropa do të duhet të ndalojë së qeni e prekshme dhe shumëçka do të duhet të ndryshojnë në Kremlin para se BE-ja në të ardhmen të shqyrtojë çfarëdo marrëdhënie formale me Rusinë.Suksesi i pamohueshëm i BE-së në zhvillimin e integrimit rajonal nuk e bën Unionin një projekt të përfunduar, as edhe me projektin me të cilin është paragjykuar epilogu, por evropianët duhet të qëndrojnë në këtë rrugë. Sot, kjo do të thotë se BE-ja duhet të ndjek interesat e veta strategjike, duke realizuar njëkohësisht ambiciet dhe shanset evropiane të të gjitha shteteve në fqinjësi të Unionit.

Të fundit