E premte, 19 Korrik, 2024

ROTH: E KUPTOJ ZHGËNJIMIN NË MAQEDONINË E VERIUT NGA BE-JA, NE KËRKUAM SHUMË

“Kemi kërkuar shumë nga vendi juaj. Por tani duhet të ecim përpara. Ky vend e meriton të ecë me sukses në rrugën drejt BE-së dhe prandaj jam këtu, nga një lidhje e vjetër, kam shumë miq dhe jam emocionalisht i lidhur me shumë njerëz në këtë vend”, thotë kryetari i komisionit të politikës së jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth në një intervistë për “Click Plus”.

Roth tha se gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, nuk u takua vetëm me politikanë, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

“Është veçanërisht e rëndësishme për mua dhe pata mundësinë të diskutoj me shumë të rinj. Unë dua të inkurajoj. E di për zhgënjimin e shumë njerëzve këtu, shumë maqedonas dhe maqedonase janë të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian”, thotë Roth.

Të fundit