E premte, 12 Korrik, 2024

Ç’DUHET TË MËSOJNË UDHËHEQËSIT E BIZNESIT NGA LUFTA E DËSHTUAR E VLADIMIR PUTINIT

Nga Bryce Hoffman

Në numrin e revistës “Foreign Affairs të këtij muaji, një nga mendimtarët më të mëdhenj britanikë në fushën e strategjiveSër Lorenc Fridmanbëri një kritikë të gjatë ndaj pushtimit të keq-konceptuar të Vladimir Putin të Ukrainës me titull Pse dështon lufta. Ai mund tëtitullohet me të drejtë edhe Pse dështojnë bizneset.

Fridmanprofesor i studimeve të luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës, thotë se udhëheqësit e lartë ushtarakë nuk janë dhe aq të ndryshëm nga udhëheqësit në çdo mjedistjetër, përfshirë biznesin. Dhe si liderët në çdo mjedis tjetër, mënyra se si udhëheqin ata, mund të ketë një ndikim të madh në suksesin apo dështimin e ndërmarrjes së tyre.

Mos drejto si diktator

“Diktatorët mund të marrin vendime të guximshme në kohë lufte. Por këto vendime kanë shumë më tepër gjasa të bazohen mbi supozimet e tyre të keqinformuara, dhe nuk ka gjasa të sfidohen në një proces vendimmarrjeje të kujdesshëmKjo pasi diktatorët priren të rrethohen me këshilltarë që mendojnë njëlloj si shefi, dhe e vlerësojnë besnikërinë mbi kompetencën”– shkruan Fridman

E njëjta gjë mund të thuhet për drejtuesit autokratë në botën e biznesit. Dhe qoftë në sallën e mbledhjeve apo në fushën e betejës, dështimi për të sfiduar supozimet e tyre alternative, dhe për të inkurajuar një debat të shëndoshëçon shumë shpesh në marrjen e vendimeve të këqija, të cilat pasi merren, është e vështirë të zhbëhen.

Fridman thotë se kjo i vë vendos në një pozitë të vështirë oficerët në terren, që janëekuivalenti ushtarak i menaxherëve të nivelit të mesëm në një kompani. Ndonjëherë urdhrat janë të papërshtatshme, ndoshta sepse ato bazohen tek të dhëna jo të plota, dhe për këtë arsye mund të injorohen edhe nga oficeri më i zellshëm në terren.

Në raste të tjera, zbatimi i tyre mund të jetë i mundur, por jo i mençur, ndoshta sepse ekziston një mënyrë më e mirë për të arritur të njëjtat objektiva. Përballë urdhrave që nuk i pëlqejnë ose nuk u besojnë, vartësit mund të kërkojnë alternativa ndaj mosbindjes së plotë.

Ata mund të zvarritin zbatimin e urdhrave që vijnë nga lart, t’i ndjekin ato me gjysmë zemre, ose ti interpretojnë ato në një mënyrë që përshtatet më mirë me situatën me të cilën përballen. Ushtritë perëndimore janë përpjekur ta trajtojnë këtë pashmangshmëri duke e çuar vendimmarrjen deri në shkallën më të ulët të mundshme, një praktikë që quhet ndryshe si “komandë misioni” ose “ Auftragstaktik”.

Inkurajoni vendimmarrjen e shpërndarë

Perëndimi ka synuar gjithnjë e më shumë t’i inkurajojë vartësit që të marrin iniciativën nëpërballje me rrethana të caktuara. Komandantët u besojnë atyre që janë afër aksionit për të marrë vendimet jetike, por janë gati të ndërhyjnë nëse ngjarjet shkojnë keq. Kjo është qasja që kanë adoptuar aktualisht edhe forcat ukrainase vëren Fridman.

Ndërkaq filozofia komanduese e Rusisë është më hierarkike. Në parim, doktrina ruse lejon iniciativën lokale. Por strukturat komanduese në vend nuk i inkurajojnë vartësit të rrezikojnë të mos iu binden urdhrave të tyre. Apo edhe që t’i vënë ato në pikëpyetje. Qasja autokratike e Putinit ndaj lidershipit, e bën shumë të rrezikshme që të thonë mendimin e tyre liderët e nivelit më të ulët, e lëre më pastaj të mendojnë vetë në situata të caktuara. Në sistemet autokratike si ai i Rusisë, zyrtarët dhe oficerët duhet të mendohen dy herë përpara se të sfidojnë eprorët” thotë Fridman.

Tingëllon e njohur?

Nëse punoni apo keni punuar më parë për një korporatë të madhe, mendoj se po. Shumica e kompanive të mëdha funksionojnë në të njëjtën mënyrë, madje edhe kur nuk e duan. Dhe ky është një problem i madh, jo vetëm për punonjësit, por edhe për aksionerët.

Sërish, zgjidhja është të mundësohet dhe inkurajohet një vendimmarrje e shpërndarë.

Vlera e autoritetit të deleguar dhe e nismës lokale, do të jetë një nga mësimet e tjera kyçe nga kjo luftë. Duhet të ketë një besim të ndërsjellë ndërmjet atyre të nivelit të lartë dhe tëtjerëve aty poshtë.

Ata në nivelin më të lartë të komandës, duhet të kenë besim se vartësit e tyre kanë inteligjencën dhe aftësinë për të bërë gjënë e duhur në rrethana delikate. Ndërsa vartësit e tyre duhet të kenë besim se komanda e lartë do të sigurojë mbështetjen që ka mundësi të japë– përfundon Fridman. / Forbes” – Bota.al

Të fundit