E shtunë, 13 Korrik, 2024

SCHOLZ: VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR, UKRAINA, MOLDAVIA DHE GJEORGJIA DUHET T’I BASHKOHEN BLLOKUT

Kancelari gjerman Olaf Scholzz ka theksuar se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të BE-së. Ai ka theksuar se është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainën e Moldavinë si dhe Gjeorgjinë. Sipas tij, vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane dhe mbështetje për realizimin e reformave që nga samiti i mbajtur në vitin 2003 në Selanik të Greqisë, ku shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën është thënë se “e ardhmja e Ballkanit është brenda BE-së

Shkruan: Enis Shaqiri

Në Universitetin  Çarls të Pragës, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholzz, teksa po fliste për zgjerimin e Bashkimit Evropian, u pozicionua qartë në anën e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelari Scholz, u shpreh në Pragë se aanëtarësimi i tyre në BE është në interesin tonë,” dhe se ai është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainën e Moldavinë si dhe Gjeorgjinë.

Ai mes tjerash u shpreh mirëkuptues ndaj pakënaqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor

Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane dhe mbështetje për realizimin e reformave që nga samiti i mbajtur në vitin 2003 në Selanik të Greqisë, ku shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën është thënë se “e ardhmja e Ballkanit është brenda BE-së”.

Kujtojmë se pakënaqësitë e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, (Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia) , kundrejt anëtarësimit në BE janë si pasojë e zhgënjimit të tyre për shkak të ngecjeve në proces, megjithatë që të gjashtë shtetet po kërkojnë anëtarësim në BE.

Në ndërkohë, në korrikun e këtij viti, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pas një sërë përpjekjesh  më 19 korrik në selinë e BE-së, në Bruksel, filluan edhe zyrtarisht negociatat me Bashkimin Evropian. Ndërsa Serbia dhe Mali i Zi gjenden në një stad më të përparuar drejt anëtarësimit, ku mes tjerash të dy shtetet kanë hapur disa kapituj me BE-në, ndërkaq Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina mbeten të fundit në rajon sa i përket rrugëtimit të tyre drejt Bashkimit Evropian.

Bosnja e Hercegovina dhe Kosova mbeten vetëm në vendnumërim dhe kanë të nënshkruar vetëm Marrëveshje e Stabilizim-Asociimit me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Scholz u bëri thirrje të 27 anëtarëve të bllokut që të “zgjidhin konfliktet e vjetra dhe të gjejnë zgjidhje të reja”, duke shtuar se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kievin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Ai mes tjerash akuzoi presidentin rus, Vladimir Puti, se po kërkon që të “ndryshojë kufijtë përmes dhunës” dhe se “pushtimi rus i Ukrainës është një sulm ndaj rregullit të sigurisë së Evropës”.

Prandaj, kam propozuar një tranzicion gradual drejt votimit përmes shumicës për politikën e përbashkët të jashtme, por edhe për çështje të tjera, sikurse politikat tatimore – duke e ditur shumë mirë se kjo mund të ketë pasoja për Gjermaninë”, tha Scholz.

Kancelari njoftoi se Gjermania do të dërgojë armë për Kievin në javët në vijim.

Në javët dhe muajt në vijim, ne do të dërgojmë armë të reja për Ukrainën, sikurse sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme radarësh dhe dronë. Paketa jonë e fundit e ndihmës me armë kishte vlerën prej 600 milionë eurosh. Qëllimi ynë është që ushtria moderne ukrainase të jetë në gjendje të mbrojë shtetin e tyre”, tha Scholz.

Të fundit