Zyrtarë qeveritarë kanë paralajmëruar nga 15 shtatori proces intensiv të screening-ut. Vlerësohet se çdo kapitull do të zgjasë disa ditë varësisht nga shtrirja e tij, ndërsa mendohet të përfundojë në nëntor të vitit 2023. Analistët theksojnë se procesi i integrimeve do të jetë i vështirë dhe me shumë sfida. Ata e shohin si domosdoshëm bashkëpunimin e pozitës dhe opozitës në gjithë këtë proces. Përfaqësues të BE-së kanë theksuar se nëse gjithçka shkon mirë mund të pritet që në 2030 Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së.
Shkruan: Enis Shaqiri
Pas një përpjekje gati dy dekadëshe për në Unionin Evropian, Maqedonia e Veriut pritet që nga 15 shtatori të fillojë një procesin intensiv të screeningut.
Roli screeningut apo rishqyrtimit, fillimisht do t’iu shpjegohet ministrive dhe institucioneve të tjera. Këtë e bëri të ditur Zëvendëskryeministri për Çështje Evropian, Bojan Mariçiq, duke nënvizuar se ministritë, institucionet dhe administratën publike i pret një periudhë intensive e përshtatjes me rolin e tyre gjatë skriningut me BE-në.
“Pres të prezantojmë strukturën e negociatave deri në fund të këtij muaji, pastaj në një periudhë intensive deri më 15 shtator do t’ua shpjegojmë të gjitha ministrive, të gjitha institucioneve saktësisht se cili është roli i tyre në skrining dhe nga 15 shtatori e tutje do të fillojmë. atë proces”. Do të jetë shumë intensive, çdo kapitull do të zgjasë disa ditë në varësi të shtrirjes së tij. Do të jetë e rëndësishme që ne të gjithë t’i ndjekim me kujdes prezantimet dhe të marrim pjesë aktive në to sepse kjo do të jetë baza për prezantimin ose vendosjen e kritereve për hapjen dhe mbylljen e kapitujve në të ardhmen”, tha Mariçiq në një intervistë.
Sipas tij, screeningu do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2023, dhe se paralelisht më screeningun do të zhvillohen edhe procedurat e ndryshimeve kushtetuese.
“Mendoj se deri në fund të ekranit ka shumë mundësi që ndryshimet kushtetuese t’i përfundojmë me një pyetje të thjeshtë për çdo deputet, sepse kjo është një dilemë me të cilën do të përballet çdo deputet: a jeni pro veriut. Anëtarësimi i Maqedonisë në BE apo jo? Kjo është pyetja thelbësore që duhet të marrë përgjigje”, ka shtuar Mariçiq.
Analisti Qenan Aliu, është i mendimit se proceset integruese të Bashkimit Evropian gjithmonë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë përplot sfida dhe njëkohësisht të gjata, ndërkaq, sipas tij RMV sapo ka nisur një proces të quajtur screening, që ka të bëjë më shumë me sistemet juridiko-politike dhe ekonomike dhe jo ende me hapje të plotë të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Procesi i integrimit përgjithësisht ka qenë dhe është zhvillim i gjatë dhe i mundimshëm. Praktika ka dëshmuar se negociatat zgjatin disa vite. RMV dikur ishte pas Kroacisë në procesin paraqasës, por zhvillimet e ndodhura në vend e bënë që të stagnojmë deri më tani në këtë rrugëtim. Ajo që duhet theksuar ka të bëjë me faktin se qeveritë risin pritshmëritë tek qytetarët për poenë politikë, ndërkaq ky rrugëtim kërkon transparencë dhe angazhim e dialogim të vazhdueshëm pozitë/opozitë që procesi të ketë mbarëvajtje, në të kundërtën gjithçka do të ishte në frenim të procesit. Pra edhe tani duhet thënë e vërteta e ajo konsiston me faktin se tani RMV nisi procesin e skriningut analitik të sistemit juridiko-politik dhe ekonomik të vendit e jo çelje të negociatave”, thotë për KDP, Qenan Aliu.
Aliu, për ndryshimet kushtetuese thotë se në qoftë se do të ketë bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, vendi me shumë gjasë do të arrijë anëtarësimin e plotë këtë dekadë, ndërkaq, në të kundërtën sipas tij, mund të jemi fatkeq që Bashkimi Evropian të pësojë reformatim në organizimin e saj
“Pra ky establishment duhet të kërkojë ndjesë për këtë vonesë dhe të reflektojnë të gjithë e jo të shesin broçkulla e të përvetësojnë merita. Nëse punët vijojnë me bashkëpunim të ndërsjellë pozitë/opozitë për këtë rrugëtim vendi ka gjasë të arrijë anëtarësimin e plotë këtë dekadë që pason. Në të kundërtën mund të jemi fatkeq që BE të pësojë reformatim në organizimin e saj dhe ku me ditë se në cilin rang të shteteve do të ishim,” thotë mes tjerash Aliu
Nga ana tjetër Jaroslav Ludva ambasador i Republikës Çeke, gjatë një interviste, ka theksuar se Praga zyrtare, që aktualisht kryeson me Unionin Evropian do të jetë mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut për në BE.
“Sot kemi situatë të re gjeopolitike dhe mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE. Sigurisht që Ballkani Perëndimor duhet të jetë i përgatitur, pa dyshim, por procedura duhet të mos pengohet duke pasur parasysh situatën gjeopolitike. Ballkani Perëndimor duhet të jetë në Evropë”.
Ambasadori mes tjerash parashikon se Maqedonia e Veriut mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2030.
“Prandaj mendoj se viti 2030, nëse gjithçka shkon pa problem, është i arritshëm”, tha Jaroslav Ludva ambasador i Republikës Çeke.
Kujtojmë se operacioni i screeningut, i rishqyrtimit është elementi më thelbësor i procesit të negociatave pasi që do të na japë një pasqyrë të qartë dhe reale se ku qëndrojmë dhe çfarë duhet të bëjmë në vitet në vijim në mënyrë që të zbatojmë reformat nga agjenda e BE-së. Mes tjerash ky operacion ka për qëllim format teknike të kryera nga Komisioni Evropian (KE) në përgatitje për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.