E shtunë, 13 Korrik, 2024

HILL: SERBIA E PËRGATITUR PËR NEGOCITA NË BRUKSEL, POR JO EDHE PALA TJETËR

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka përgëzuar të martën Serbinë për takimin e javës së kaluar  kryeministrin e Kosovës në Bruksel.

Hill është pyetur për takimin e fundit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, po për këtë çështje, ambasadori amerikan, në një intervistë për tvg e pavarur N1, e ka çmuar lartë angazhimin e Beogradit zyrtar:

Pala serbe, tha ai “bëri një punë të madhe qëp erdhi në Bruksel e gatshme për të negociuar dhe që bëri detyrat e shtëpisë dhe kjo gjithmonë është kryesorja për të gjitha negociatat,”- transmeton KDP deklaratën e ambasadorit Hill.

“Mendoj se pala serbe u përpoq të ishte fleksibël, të gjente zgjidhje dhe kjo biseda e mëngjesit me Vuçiqin ma konfirmoi këtë,”- ka thënë ai

I pyetur se çfarë “shkoi keq” gjatë takimit të fundit të Vuçiqit dhe Kurtit në Bruksel, ai tha se pala serbe “ishte në vendin e saj, e dinte se për çfarë duhej të bisedojë, e dinte se çfarë ishte e rëndësishme…por mendoj se pala tjetër, për fat të keq, nuk ishte e gatshme për një bisedë konkrete,” –  tha ambasadori amerikan.

Për zgjidhjen e këtyre problemeve, është shprehur ai, është e domosdoshme të bisedoni për gjëra konkrete, por ato po ashtu duhet t’i vendosni në një kontekst më të gjerë, dhe konteksti më i gjerë është çështja e komunitetit serb dhe mënyra si do të jetojë ai në të ardhmen.

“Për mua është vendimtare, komuniteti serb në Kosovë duhet të ndihet si në shtëpinë e tij dhe të jetë i sigurt.Prandaj po bëhen përpjekje të caktuara që të bisedohet për këtë dhe mendoj se kështu edhe do të vazhdojë,” – tha ai.

Sipas tij, është “evidente” se rezultatet e negociatave në Bruksel janë zhgënjim, por ai çmon se procesi do të vazhdojë, për çka flet edhe ardhja në rajon e përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Sikurse transmeton KDP, diplomati i njohur amerikan ka komentuar edhe vizitën e kësaj fillim-jave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin në Moskë dhe takimin e tij me kryediplomatin rus Sergej Lavrov:

“Nuk e kuptoj se çfarë u mundua të arrinte atje. Dhe, sinqerisht, ndoshta edhevet ai nuk e kupton,”- tha ambasadori Hill duke nënvizuar se nuk sheh shumë prova se Rusia është “çfarëdo lloj miku” i Serbisë.

“Rusia kërkon nga Serbia të bëjë punë që janë në interes të Rusisë dhe nuk jam i sigurt se kjo është me të vërtetë, thënë sinqerisht, në interes të Serbisë,”- tha Hill në një intervistë për N1./KDP/

 

Të fundit