Serbomëdhenjtë kurrë nuk ka për t’i braktisur etja psikopatologjike për të nënshtruar Malin e Zi. Gjendja e qëndrueshme e trurit të tyre patologjiko-hegjemonist është e rrënjosur në frustrimin dhe urrejtjen e thellë që serbomëdhenjëve ua nxit vet ekzistimi i Malit të Zi dhe i malazezëve! Megjithatë, serbomënjetë nuk ia dolën e as që do t’ia dalin dot kurrë që Malin e Zi ta gjunjëzojnë përfundimisht!
Shkruan: MILENKO A. PEROVIQ*
Që nga koha e Naçertanies së Garashaninit e deri më sot, në Beograd janë ndërruar dinastitë, “elitat” politike, koteritë sunduese, diktatorët, autokratët dhe satrapët, komitetet qendrore partiake, bartësit e regjimit të pushtetit personal dhe “politikanë modernë me orientim pro-perendimor”. Të gjithë kishin të njëjtat synime ndaj Malit të Zi!
Të gjithë ata i tërhiqte në mënyrë të papërmbajtshme dëshira për t’ia nënshtruar përgjithmonë politikisht, shtetërisht e shpirtërisht Malin e Serbisë. Disa synonin të fshijnë çdo formë të ekzistencës së tij. Të tjerët donin ta bënin atë përgjithmonë një lloj dominioni serb ose “territor të bashkuar”. Të tretët i përmbaheshin “aksiomës” serbomadhe se pa pushtimin e qëndrueshëm të Malit të Zi nuk ka as “rivendosje të perandorisë së Dushanit”. Të katërtëve u mjaftonte që frustrimet e thella historike t’i shëronin duke i shkaktuar dëme të përhershme Malit të Zi dhe malazezëve.
Disa prej tyre përpunuan një “doktrinë” të tërë mashtruese mitologjike – të destinuar analfabetizmit politik malazez – se Mali i Zi ka një lloj “borxhi të veçantë ndaj Serbisë”. “Shlyerja” duhej të zgjaste deri në mbarim të kohës! Kjo do të thoshte se malazezët si “borxhlinj” duhet të dëgjojnë serbët pa bërë zë dhe të jenë të gatshëm që në emër të “borxhit ndaj serbizimit”të heqin dorë nga vetja dhe interesat e tyre kombëtare e shtetërore”!
Që kjo marrëzi të rrënjosej thellë në vetëdijen ppopullore malazeze kjo marrëzi, iu shtua mitologemi më i marrëzishëm për malazezët si “serbët më të pastër”. Edhe pse Mali i Zi ka kaluar faza të shumta zhvillimi të çmitologjizimit dhe racionalizimit të vetëdijes shoqërore, këto mitet e pakuptimta, të rrejshme dhe të ndyra serbomëdha nuk kanë humbur asgjë në fuqinë vepruese në pjesët popullsisë mentalisht dhe moralisht me nënkapacitete të Malit të Zi.
Fantazia e “borxhit” dhe “pastërtisë më serbe” në mënyrë shumë efektive i shtyn shumë malazezë të heqin dorë nga identiteti i tyre kombëtar. I shtynë ata të urrejnë patologjikisht çdo malazez që nuk kapet për grepat mitologjikë serbomëdha. Malazezët që kombëtarisht konvertohen në serbë në masën më të madhe identifikohen me atë më të keqen në historinë serbe dhe në qenien kombëtare serbe.
Përkatësinë e tyre ri komponuar “serbe” ata duhet ta dëshmojnë vazhdimisht duke kryer punët më të pista dhe më kriminale për Beogradin. Kulmi i manifestimit të “përkatësisë” – si “detyrim i pashmangshëm ndaj serbizmës” – është në yryshin maniakal ndaj gjithçkaje që është malazeze!
Ideologët serbomëdhenj kanë rrënjosur me ngulmin më të madh midis malazezëve mitologjemin se Mali i Zi domosdo duhet të sundohet nga Beogradi. Atyre u porositej vazhdimisht se nuk ishin të aftë për të qeverisur veten dhe se kurrsesi nuk duhet të kenë shtetin e tyre, edhe pse – me ndërprerje të vogla – e kishin për një mijë vjet!
Dëshira e malazezëve për të patur shtetin e tyre të pavarur dhe sovran u prit me bindje të vazhdueshme se ky synim i mbrapsht do të thotë “të tradhtosh serbizmin!” Për serbomëdhenjtë “shpartallimi i serbizimit” si sakrilegj është karakterizuar çdo ide e konsolidimit të identitetit kombëtar dhe shtetëror malazez!
Nëpërmjet propagandës së fuqishme të këtyre mitologëve politik, vetëdija e shumë malazezëve për gjenerata e gjenrata u mbajt në gjendje të infantilitetit politik. Me propagandë u përforcua “aksioma” fataliste vetëkuptuese se fati i Mali të Zi është i lidhur me Serbinë. Për më tepër, u bë plotësisht e pranueshme gënjeshtra se Serbia është miku i saj i vetëm në oqeanin e armiqve politikë!
Që ky “fatalizëm” të lëshojë rrënjë dhe të zgjasë, Beogradi politik kurrë nuk zgjodhi mjetet. Ai korruptoi me bollëk malazezët për të punuar për “serbizmin.” Një studim të veçantë do të meritonte analiza e mënyrës së blerjes. Sido që të jetë, dhënia e ryshfetit ka qenë gjithmonë mënyra më efektive e luftës së Beogradit kundër Malit të Zi.
Që nga Obrenoviqi dhe Karagjorgjeviqi e deri më sot në politikat investuese të Serbisë gjithmonë duhet të gjendenshin fonde të mëdha për të investuar në “serbizmin” në Mal të Zi! Një pjesë të rëndësishme përbën investimi në konvertimin kombëtar të malazezëve në serbë. Aty ku nuk ndihmonin paratë e as propaganda politike, “serbizmi” u mboll tek malazezët me agresion dhe krime!
Strategjia e serbizimit të Malit të Zi prodhoi pasoja të thella në qenien politike, kombëtare, kulturore, gjuhësore dhe fetare të Malit të Zi dhe të malazezëve. E bëri skajshmërisht fragjile qenien kombëtare, shtetërore dhe shpirtërore malazeze. Mali i Zi për shkak të kësaj, në historinë moderne u mund disa herë nga hegjemonizmi serbomadh. Me këtë, iu ekspozua të gjitha llojeve të mësymjeve të të fortëve beogradas dhe marifetllëqeve të mendjes së frustruar serbomadhe.
Serbomëdhenjtë nuk do ta braktisin kurrë etjen e tyre psikopatologjike për të nënshtruar Malin e Zi. Gjendja e përhershme e mendjes së tyre patologjike hegjemoniste ka rrënjët në frustrimin dhe urrejtjen e thellë që tek serbomëdhenjtë shkakton vet ekzistimi i Malit të Zi dhe malazezëve! Megjithatë, serbomadhnia nuk ia doli e as që do t’ia dalke kurrë që Malin e Zi ta gjunjëzojë përgjithmonë!
Magma e keqe e frustrimit dhe urrejtjes – që ruan gjendjen e rrethimit të obsesionit pushtues – nuk u lejon serbomëdhenjve të kuptojnë se Mali i Zi është i papushtueshëm. Ata e shikojnë atë nën presionin e obsesionit të tyre hegjemonist , ndërsa forcën e vitalitetit të tij e gjykojnë nga zeroja morale e kolonës së pestë që në të ia dalin ta blejnë!
Prandaj nuk janë në gjendje – e as që do të jenë kurrë – të kuptojnë faktin e thjeshtë historik: Kurrë askush nuk ka mundur të sundojë përgjithmonë Malin e Zi! Ashtu sikurse në Afganistan thyen turinjtë të gjitha fuqitë e mëdha të epokës moderne, po kështu asnjë pushtues nuk është bërë i famshëm në Mal të Zi!
Prapësia e shfaqjeve serbomëdha për vitalitetin e Malit të Zi buron nga shkollat hegjemoniste unifikuese të mendimit, nga përvoja e lejimit të malazezëve që të ushtrojnë biznese fitimprurëse për t’ua shitur serbëve serbizimin, si dhe nga përvoja me të gjitha kolonat e pesta të mundshme të tyre në Mal të Zi.
Ata janë fuqimisht të bindur se Mali i Zi mund të blihet. Kjo është arsyeja pse nuk janë në gjendje të kuptojnë se Mali i Zi i vërtetë është diçka krejtësisht tjetër nga Serbia. Sado që të kryqëzohen e ndërthurren Mali i Zi dhe Serbia janë dy botë! Për të dyja vendet është më mirë që të mbetet kështu!
Ky përfundim nuk bie ndesh me gjendjen aktuale politike në Mal të Zi! Është iluzion të mendohet se me “Marrëveshjen Themeltare” në Mal të Zi sundojnë përfundimisht imperializmi serbomadh dhe klerofashizmi i Sveti Savës. Përkundrazi, “Marrëveshja Themeltare” zgjoi qenien prej anteu të Malit të Zi. Kjo do të çojë detyrimisht në dështimin e politikës serbomadhe në Mal të Zi!
Ku mbështetet ky parashikim i guximshëm?
Nëse ndriçohet pyetja çështja se çfarë ka bërë politrika serbomadhe dhe zyrtare shtetërore e Serbisë gjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit për të zhbërë Malin e Zi dhe sa pak sukses kanë pasur në këtë, arrihet perspektivë që është krejtësisht tjetër nga desparacioni aktual sovran mbi gjendjen momentale politike!
Së pari, e gjithë struktura ideologjike, politike, e sigurisë, mediatike, “intelektuale” dhe struktuara e organizuar kriminale e Serbisë u fokusua në shkatërrimin e sovranitetit malazez. Ajo donte që nga Mali i Zi të bëj “shtet serb”, pjesë të “Bashkimit të shteteve serbe” dhe në fund – t’ia bashkojë Serbisë! Ajo donte të shkatërronte karakterin kombëtar e shtetëror malazez.
Së dyti, kjo strategji u zbatua me një agresion permanent politik kundër çdo elementi të sovranitetit të jashtëm dhe të brendshëm të Malit të Zi. Serbomëdhenjtë ia mësynë Malit të Zi me të gjitha mjetet politike, të sigurisë dhe mediatike. Nga Serbia dhe agjenturat e saj politike, mediatike dhe të spiunazhit në Mal të Zi, përmes fushatave të stigmatizimit u ushtrua presion i përhershëm mbi gjithçka që është malazeze. Disa “sovranistë”, në këtë punë, u ndihmuan mirë serbomëdhenjve.
Së treti, Serbia investoi mjete të mëdha financiare në të gjitha format e mundshme të tradhtisë dhe tradhtisë së madhe malazeze. Si degë kryesore “ekonomike”, ajo zhvilloi ndaj Malit të Zi, biznesin e megatradhëtisë. Në të morën pjesë të gjitha partitë “pro-serbe” dhe disa “qytetare”, “mediat e pavarura”, grantmarrësit e shumtë si dhe shoqatat kombëtare dhe “kulturore”.
Së katërti, Kisha e Serbisë ishte grushti goditës në luftën kundër Malit të Zi dhe malazezëve. Ajo peshkoi shpirtrat njerëzorë, grabiti thesarin sakral të Malit të Zi, konvertoi malazezët në serbë, organizoi zëvendësimin e murgjve për Batalionin e Shtatë dhe më në fund, kreu grushtshtetin e llojit të vet me emërtimin koduar “Litije!”
Së pesti, dy qeveritë e fundit “malazeze” u munduan të shpërbëjnë sistemin ekonomik, arsimor, shkencor, kulturor dhe shëndetësor, të desekularizojnë shtetin dhe Kishën e Serbisë ta bëjnë vullnet qendror dhe politik të Malit të Zi, të shkatërrojnë fuqinë ushtarake dhe të sigurisë të shteti, të vendosin të gjithë elementët e shtetit policor dhe mafioz për qërrim hesapesh me forcat sovraniste.
Mirëpo, i gjithë takati i fuqishëm i kësaj strategjie pushtuese rezultoi si një përçapje bllofi, shkrepseje e mashtruese për të mposhtur Malin e Zi me “Marrëveshjen Themeltare”, me nënshkrimet e dy seizëve të diktatorit të Beogradit! Nga thuaja triumfi i politikës serbomadhe doli mjerimi i disfatës së saj!
Ku mbështetet ky qëndrim?
Për shkatërrimin e Malit të Zi, serbomëdhenjtë kurrë e as tani nuk mundën të gjejnë njerëz të kalibrit. Kurrë, në asnjë brez të Kolonës së Pestë të tij në Mal të Zi, madje as në këtë brez, nuk ka pasur dhe as që nuk mund të ketë njerëz të vlefshëm dhe të besueshëm.
Në të gjitha veprimet e saj pushtuese, Serbia në Mal të Zi ka mundur të mbështetet vetëm tek njerëzit intelektualisht e moralisht shpirtngushtë! Gjithçka që ajo mund të tërhiqte në Mal të Zi për të punuar kundër Malit të Zi – pa marrë parasysh se sa e madhe dhe e fuqishme dukej – ishte thjesht një sharje e trashë antropologjike absolutisht imorale dhe imbecile. Ajo madje nuk ishte në gjendje të kuptonte se në çfarë lloj tradhtie kishte shkelur!
Zemërnmgushtët nuk janë për detyra të mëdha krijuese, por as detyra shkatërrimtare! Ata mund t’i shkaktojnë ndonjë dëm më të madh Malit të Zi, por nuk mund t’ia shkulin rrënjët nga thellësia mijëvjeçare!
*Është profesor i filozofisë. Njihet si luftëtar kundër të gjitha nacionalizmave e sidomos atij serb dhe projekteve të tij në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Analiza botohet në KDP me pëlqimin e autorit.