E premte, 19 Korrik, 2024

‘PUTHJA’ FATALE E SERBISË PËR ABAZOVIQIN!

Dritan Abazoviqi u rrëzua se kaloi “vijën e kuqe”, që votuesit e tij, ai Parlament që e votoi, i kishin vënë në mbrojtje të atyre principeve, që ata i konsiderojnë të pa shkeleshme.

 Shkruan: TRITAN SHEHU*

Në fakt, mbrëmë Abazoviqin e rrëzoi Serbia.

E rrëzoi se e shtyu shumë larg me kërkesat e saj, me ate çfarë i kërkoi e i kërkonte të permbushte ai.

Me ato çfarë ai realizoi e po realizonte të përputheshme me aspiratat e Serbisë, duke i “sheqerosur” me etiketën:

  • Në emër të “bashkëjetesës” në vetë Malin e Zi!
  • Në emër të “stabilitetit” të Rajonit!

Dhe të gjitha këto, duke filluar nga qëndrimi i tij ndaj “Ballkanit të hapur” alias “Jugosllavia e re”…

Dhe deri tek marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, aq shumë e kontestuar në Mal të Zi.

Abazoviqi u rrëzua se kaloi “vijën e kuqe”, që votuesit e tij, ai Parlament që e votoi, i kishin vënë në mbrojtje të atyre principeve, që ata i konsiderojnë të pa shkeleshme.

Sepse, ai kështu doli nga mandati i tij për hir të marrëdhenieve me Serbinë. Marrëdhenie këto të kërkuara nga Beogradi, por që bien ndesh me interesat jo vetëm të atij vendi.

Një precedent me domethënie të qartë ky nga opinioni e Parlamenti i atij vendi të vogël, fqinjë me ne, por që duhet të vlejë si një shembull e mësim shumë më i gjerë.

*Autori është ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë

 

Të fundit