LSDM ka bërë të ditur se këtë dimër do të ketë energji elektrike të mjaftueshme. Siç bëjnë të ditur në shtatë muajit e parë të vitit 2022 në vend ka prodhim të energjisë për 15 përqind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo vjen për shkak se termocentralet në vend ka rritur prodhimin e energjisë elektrike për 40 përqind. Sidoqoftë, masat për kursim të energjisë shihen si të domosdoshme.
Shkruan: Eljesa Dervishi
Energji elektrike do të ketë mjaftueshëm këtë dimër, por varet nga secili prej nesh se si dhe për çfarë do të përdoret. SHK EMV në shtatë muajt e parë të vitit 2022 ka prodhuar 15 për qind më shumë energji elektrike krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar thuhet në kumtesën e LSDM.
Nga atje theksojnë se rritja vjen si pasojë e rritjes së prodhimit nga termocentralet TEC Manastir dhe TEC Osllomej për 40 për qind, ndërsa i gjithë plani i prodhimit për vitin 2022 është bërë me 20 përqind.
Në të ardhmen, nevojat e EVN Home për energji elektrike për qytetarët dhe konsumatorët e vegjël do të plotësohen ekskluzivisht nga prodhimi vendor, pa importuar energji elektrike.
Në pritje të dimrit më të vështirë të parashikuar në aspektin energjetik në Evropë, dhe me synimin për furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe ulje të faturave, Ministria e Ekonomisë përgatiti planin dhe rekomandimet “Kursimi i energjisë elektrike për një dimër të sigurt”.
Të gjithë duhet të marrin pjesë në tejkalimin e krizës dhe institucionet publike duhet të jenë shembull i sjelljes së ndërgjegjshme dhe të ulin konsumin e energjisë elektrike me 15 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Masat, të cilat janë të vlefshme nga data 1 shtator të këtij viti deri më 31 mars 2023, parashikojnë, ndër të tjerash, mbylljen e ndriçimit dekorativ në fasadat e të gjitha objekteve publike dhe monumenteve të kulturës, si dhe mospërdorimin e ndriçimit në dhomat e brendshme dhe zyrat e ndërtesave publike gjatë një periudhe kur ka dritë të mjaftueshme të ditës në ndërtesat publike, në sezonin e ftohjes temperaturat e kondicionerëve nuk duhet të jenë më të ulëta se 27 gradë, ndërsa në sezonin e ngrohjes jo më të larta se 20 gradë”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se në masat përfshihen edhe rekomandimet për kursim të energjisë në kompanitë private dhe të amvisërisë.
Ndërkaq, në deklaratën e dhënë për KDP ditën e djeshme, Eksperti i Ekonomisë, Arben Halili është shprehur se, masat lidhur me krizën energjetike do të jenë një goditje e rëndë për ekonomië vendore po ashtu edhe për qytetarët e zakonshëm në veçanti. Vendi jonë, si më pak i zhvilluari, u godit më tepër nga kjo krizë.
“Masat e propozuara lidhur me krizën energjetike në vend, nuk do mend që do të jenë një goditje e madhe për ekonominë vendore në përgjithësi edhe për qytetarët e zakonshëm në veçanti. Ne duhet pranuar që kjo krizë energjetike nuk mund kryekëput ti faturohet poilitikbërësve në vend, sepse siç e dimë, e gjitha është pasojë e zhvillimeve në nivel global, e veçanërisht si rezultat i luftës Ruse në Ukrainë. Megjithatë, kjo nxorri në pah paaftësi edhe të vendeve evropiane, të cilat varshmërinë energjetike të tyre e kanë të lidhura me resurset energjetike ruse. Vendi jonë, u godit më tepër nga kjo krizë. Që në të ardhmen të zvogëlohen sa më shumë ndikimet negative në zhvillimin ekonomik, si rezultat i varshmërisë energjetike, duhet hartuar strategji konkrete për daljen nga kjo gjendje”, tha Eksperti i Ekonomisë, Arben Halili.
Poashtu, ai tha se, njëra prej rrugëve e cila duhet ndjekur është reaktivizimi i termocentraleve, që edhe përkundër faktit se ndotin ambienti në momente kur kjo lidhet me zhvillimin ekonomik, edhe mund të arsyetoet.
“Një prej rrugëve për të ndjekur ësht reaktivizimi i termocentraleve, që edhe përkundër faktit se ndotin ambientin, në momente kur kjo lidhet me zhvillimin ekonomik, edhe mund të arsyetohet. Dhe më re rëndësishmja, përdorimii resurseve natyrore, respektivisht hidro centralet e vogla dhe përdorimi i energjisë diellore. Te çështja e hidrocentraleve patjetër të ketë kontrolle më të rrepta dhe mos lejohet askatërimi masiv i natyrës siç ka ndodh deri më tani, por kjo të bëhet konform standardeve dhe procedurave rrigoroze”, u shpreh, Arben Halili.
Ndër të tjerash, Halili shtoi se, kufizimet e paralajmëruara për energjinë elektrike dhe nga ana tjetër rritja enorme e çmimeve do të jetë goditje e rëndë për vendin, prandaj zgjidhja duhet kërkuar në pavarshmërinë afatgjate energjetike.