Profesori universitar nga Kosova, i angazhuar në Universitetin e Parisit, thotë se ka marrë kërcënime nga fanatik fetarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, për shkak të qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së shamive në shkolla, raporton KDPOLITIK.COM.
“Ikni atje dhe mos komentoni këtu as mesazhe private mos dërgoni me ofendime e kërcënime (sidomos ju te Maqedonisë). Kapni lexoni diçka e zbutne atë kry se s’ka vend n’parajse per bisha”, ka shkruar ai.
Më tej, Kraki shkruan: “Injoranca ka qenë gjithmonë armiku ynë më i madh. Aty ku s’ka dije ka regres e aty ku s’ka mendim zë vend e keqja thoshte Hannah Arendt. Nuk e di a është rastesi që shtresa më injorante e shoqërisë pretendon se e ka kuptu gjënë më komplekse dhe me abstrakte të kësaj bote : besimin apo fenë. Ne fakt, injoranti e ofendon edhe Zotin nga momenti që i del zot atij. Injoranti në familje është tragjedi familjare. Injoranti si prind është barbari për fëmijët që ka. Dhe të gjitha këto komitat mesjetare që vërshojnë fejsbukun me shpata në dorë e me gurë në çanta për dënime sheriatike, janë ndytësirat më të poshtra që ka populli ynë. Kur shoh gjithë dhunën dhe egërsinë që del nga kafkat e tyre të mbushura me hurme, e kuptoj edhe me mirë origjinën e barbarisë që ndodhë në vendet që këta i kanë si model. Këto bisha bëjnë që Islami të duket fe e dhunës dhe e terrorit. Prandaj, kombit shqiptar i duhet një « jashtqitje » gjigante për t’i nxjerre nga trupi këta barbarë që vajzat e reja i shohin si objekt seksi dhe si pronë private derisa vet rreshtohen e jargiten si derra terrasave me makiato duke i shiku ato qe s’kane shami”.
Një ditë më herët, në një postim në profilin e tij në Facebook, Kraki kritikoi kryeministrin Albin Kurti që mbështeti propozimin për mbajtjen e shamisë për vajzat mbi 16 vjet.
“Edhe Albini gabon, shumë bile. Ka gabu atëhere dhe gabon edhe sot kur deklaron se maturiteti fillon ne moshen 16 vjeçare. E këta myhybët e tij që s’guxojnë gojën me e çelë duhet t’i thonë që është gabim. Sqarimi i tij nuk është koherent dhe krahasimi me mundësinë e martesës në moshën 16 vjeçare është absurd. Absurd sepse për martesë nën moshën 18 vjeçare duhet pajtimi i prindit dhe po i bie që edhe per vendosjen e shamisë fjala e prindit është e fundit. Kur e lidh me mundësinë e votimit nga mosha 16 vjeçare, Albini e bën këtë për vota. Ne fakt, votimi nga mosha 16 vjeçare është ide e gjithhershme e partive te majta në mbarë Evropen sepse historikisht moshat e reja votojnë më shumë majtas, te vjetrat djathtas. Pra, edhe ketu jemi larg nga brengosja e sinqertë për më shumë liri e te drejta per rininë. Mosha 18 vjeçare duhet të mbetet kufiri qe ndan fëmijën nga i rrituri. Në shoqëritë normale e gjithë jeta sociopolitike eshte e organizuar rreth këtij parimi. Raportet familjare, përgjegjësitë civile e penale, ndalesat dhe autorizimet…. Natyrisht rregulla edhe mund te ndryshojne me kohen, pse jo, por për momentin në Evropën ku duam te shkojmë, mosha madhore eshte 18 vjeç. Dhe do t’ishte tepër zhgenjyese nese Albini bën leshime te tilla për nje grusht vota mesjetare. Per me teper, nuk arrij ta kuptoj se si Albinit i duket normale shkelja e statusit dhe lirise se femijes ne baza gjinore.
Dhe nuk e pranoj arsyetimin se « e kemi premtuar dhe duhet ta bejme ». Edhe bashkimi kombetar eshte premtu, jane premtu shume gjera utopike kur VV e kishte lluksin e vrojtimit. Tash eshte ne realitetin e veprimit dhe vendimit por nuk guxon as VV te marre vendime me parapavije elektoraliste se NUK eshte votu per shami por per qeverisje te mire. Thjesht, dhe nuk dua komente debile ketu, femijet NUK kane nevoje te behen gati per jeten e dyte ende pa e fillu te paren. Albini pra eshte gabim dhe krejt ju qe s’keni guxim me i thene te zezes e zeze nuk i duheni as Albinit, as Kosoves as Zotit dhe as dreqit.”, shkruan Kraki.
Ndryshe, struktura shoqërore e politike në Kosovë të afërta me qeverinë e Albin Kurtit, i kanë kërkuar së fundmi atij të mbajë premtimin e dhënë në fushatë për lejimin e mbajtjes së shamisë në shkolla. Konkretisht, kërkohet ndryshimi i Udhëzimit Administrativ, që ndalon që nxënëset në shkolla ta mbulojnë kokën me shami.