E mërkurë, 24 Korrik, 2024

KRIZA GODET QYTETARËT, ÇMIMET TË PAPËRBALLUESHME

Në ndërkohë për çdo ditë e më tepër një numër i madh i qytetarëve ankohen se nuk mund t’i përballojnë tashmë çmimet që shkojnë përtej të ardhurave të tyre mujore. Sipas statistikave më të fundit gjithnjë e më tepër po rritet numri i rasteve sociale dhe një shtrese që gjithnjë po varfërohet. Ekspertët nga ana e tyre i kanë rekomanduar qeverisë që të krijojë politika për masa afatgjate kundër krizës, sepse masat afatshkurta nuk i japin rezultatet e duhura.

Shkruan: Eljesa Dervishi

Vlera e shportës harxhuese minimale përfshirë inflacionin (kostot e jetesës) për muajin korrik është 47.042.00 denarë dhe nuk mund të mbulohet as nga familjet me dy të punësuar që marrin të ardhura të barabarta me pagën mesatare dhe një pagë minimale thonë nga LSM. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se inflacioni prej 16 përqind e zhvlerëson vlerën e pagave dhe prej këtu shuma prej 18.00 denarë, që është paga minimale në Maqedoninë e Veriut, ka vlerë reale prej 15.120 denarë, ndërsa shuma e pagës mesatare neto prej 31.525 denarë ka vlerë reale prej 26.481 denarë, e cila e varfëroi dukshëm punëtorin dhe qytetarin e Maqedonisë.

Sipas LSM-së është alarmante se masat dhe politikat e gabuara të qeverisë për vetëm 5 muaj nga rritja e pagës minimale në 18.000 denarë, e kthyen vlerën e saj në nivelin para marsit të vitit 2022, gjegjësisht me një pagë minimale punëtorët mund të përballojnë vetëm bukë e ujë (ushqime dhe pije) në përputhje me shportën konsumatore , e cila si shpenzim për muajin korrik 2022 arriti në 17.842.91 denarë ose Qeveria në muajin mars nën presionin e LSM-së bëri një hap përpara drejt përmirësimit të standardit të kategorisë më të rrezikuar të punëtorëve dhe në korrik, pas bindjes së saj dhe mospranimit të propozimeve të LSM-së, bëri 5 hapa prapa drejt rrezikimit të jetesës së punëtorëve me të ardhurat më të ulëta.

Nëse Qeveria do t’i pranonte kërkesat e punëtorëve dhe të LSM-së për harmonizimin e pagave sipas rritjes së pagës minimale për 2806 denarë në maj, sot do të ishte amortizuar inflacioni që zhvlerëson pagat, por fatkeqësisht për shkak të politikave të këqija të Ministrisë së Financave dhe ministrit Besim dhe punëtorët, punëdhënësit dhe ekspertët tashme janë kundër, sepse ai i la punëtorët, bizneset dhe qytetarët e Maqedonisë në prag të ekzistencës, theksojnë nga LSM-ja,

Në ndërkohë për çdo ditë e më tepër një numër i madh i qytetarëve ankohen se nuk mund t’i përballojnë tashmë çmimet që shkojnë përtej të ardhurave të tyre mujore. Sipas statistikave më të fundit gjithnjë e më tepër po rritet numri i rasteve sociale dhe një shtrese që gjithnjë po varfërohet. Ekspertët nga ana e tyre i kanë rekomanduar qeverisë që të krijojë politika për masa afatgjate kundër krizës, sepse masat afatshkurta nuk i japin rezultatet e duhura.

Punëtorët kanë nevojë për rregullime të menjëhershme të pagave për të zbutur goditjen inflacioniste, dhe kjo do të thotë se qeveria duhet të rregullojë pagat me 18.4% deri në shtat në përputhje me ligjin, përndryshe siç i ndëshkon qeveria punëtorët, ashtu edhe punëtorët do të ndëshkojnë qeverinë dhe e njëjta vlen edhe për punëdhënësit.

Enti për Statistikë dje publikoi të dhëna të cilat tregojnë se inflacioni në korrik ishte 16%. Kjo është pothuajse dyfish më shumë se projeksioni i Bankës Popullore që është bërë në prill, me të cilën parashihej se inflacioni në vitin 2022 do të jetë 8.8%.

Sa u përket vendeve të BES-së, vetëm në Çeki, Lituani, Letoni dhe Estoni ka inflacion më të lartë. Në vendet e tjera, sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni është më i ulët se në Maqedoni, kurse mesatarja evropiane është 8.6%.

Ndryshe, të dhënat e Entit për Statistikë tregojnë se rritje të shpenzimeve të jetesës në korrik, krahasuar me muajin qershor është shënuar te buka dhe drithërat për 4.8%, djathi dhe gjiza për 4.5%, qumështi për 3.6%, frutat e freskëta dhe të ftohta për 2.9%, mishi për 1.8%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollatat dhe produktet e ëmbëlsirave, si dhe të produkteve tjera ushqimore.

 

 

Të fundit