E hënë, 19 Maj, 2025

RRITET GATI DYFISH NUMRI I HYRJVE TË SHTETASVE TË HUAJ NË SHQIPËRI NË QERSHOR 2022, NË KRAHASIM ME VITIN E KALUAR

Shkruan: Lorik Idrizi

Përderisa mediat raportuan për plazhet bosh dhe mungesë turistësh, shifrat megjithatë flasinn ndryshe.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit qershor të këtij viti është 876.056. Ky numër është më i madh për 271.684 krahasuar me muajin qershor të vitit 2021.

Në qershor të vitit 2022 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 876.056. Ky numër është rritur me 45,0 %, krahasuar me qershorin e 2021-shit.

Sa është numri i turistëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia dhe Greqia?

Në bazë të dhënave të paraqitura në tabelë shohim se top katër vendet shtetasët e cilave kanë hyrë Shqipëri janë ata të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Italisë dhe Greqisë. Nga keto vende, në krahasimin me qershorin e vitit të kaluar, rritja më e madhe rezulton tek shtetasët nga Greqia, ku numri gati është trefishuar.

 

Nga cilë vende janë turistët që vijnë në Shqipëri?

Në tabelën më poshtë e shohim strukturën e shtetasve që vizitojnë Shqiperinë:

Hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimit

Në bazë të të dhënave në tabelë, shohim se qëllimi kryesor i hyrjes  shtetasve të huaj  në Shqipëri ka qenë për pushime apo vizitë tek të afërmit dhe shumë më pak në numër të pakonsiderueshëm për qëllime tjera.

Hyrjet e shtetasve të huaj sipas mënyrës së udhëtimit

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj edhe këtë vit është nga toka pastaj nga ajri dhe në fund nga deti. Numri i hyrjeve nga toka në qershor të këtij viti është 1.034.929 për dallim nga 7696.771 në vitin e kaluar. Kjo do të thotë se ka rrtije për 35.0 %, ndërsa rrtija e hyrjeve nga ajri është për 87.2 % dhe nga deti për 89.1 %.

 

 

 

 

 

Të fundit