E premte, 12 Korrik, 2024

REFERENDUMI SI INSTRUMENT POPULLIZMI SJELLË DOBI MOMENTI DHE DËME AFATGJATE

Analisti Arsim Zekolli, në një prononcim për KDP ka theksuar se njëjtë si referendumi i mbajtur më 30 shtator 2018 pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, po ashtu edhe kjo nisme dhe ide e opozitës maqedonase mbi marrëveshjen me Bullgarinë diktohet nga një arsyetim sipërfaqësor dhe disa motive sekrete politike dhe personale. Sipas tij, në përgjithësi, roli i referendumit nuk e ka më atë peshë të vendosjes sikur që e kishte dikur. “Kjo falë eksperiencës në Britani, Irlandë dhe vende tjera në të cilat Referendumi është shndërruar në instrument popullizmi që sjell dobi momenti dhe dëme afatgjate. Mbetet të shihet nëse VMRO-DPMNE do e ketë parasysh këtë natyrë të Referendumit si shpatë me dy tehe. Pasi që episodi me protestat anti-bullgare, anti-shqiptare dhe anti-Perëndimore në Shkup dëshmuan se vazhdimi në atë model sjell më shumë dobi në konton e  “E Majta” të Apasievti se sa në forcim të VMRO-DPMNE-së”

 

Shkruan: Enis Shqiri

Hapja e negociatave me BE-në, që pasoi me miratimin e propozimit francez në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka krijuar dy narracione mes partive politike maqedonase
pro dhe kundër integrimit

Protokoll i nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes më 19 korrik, i mundësoj RMV-së heqjen e vetos nga Bullgaria, mirëpo sipas opozitares VMRO-DPMNE, protokolli në fjalë e rënon identitetin maqedonas, gjuhën, si dhe të kaluarën historike të maqedonasve.

Analisti Arsim Zekolli, në një prononcim për KDP ka theksuar se njëjtë si referendumi i mbajtur më 30 shtator 2018 pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, poashtu edhe kjo nisme dhe ide e opozitës maqedonase mbi marrëveshjen me Bullgarinë diktohet nga një arsyetim sipërfaqësor dhe disa motive sekrete politike dhe personale.

Ngjashëm me referendumin e vitit 2018 mbi Marrëveshjen e Prespës, edhe kjo nismë dhe ide e opozitës maqedonase mbi Marrëveshjen me Bullgarinë diktohet nga një arsyetim sipërfaqësor dhe disa motive të fshehura politike dhe personale. Motivet sipërfaqësore janë te bazuara mbi drojen legjitime te maqedonasve por skajshmërisht të ekzagjeruar nga VMRO-DPMNE dhe E Majta si kërcënim i ekzistencës së gjuhës, historisë, identitetit dhe vetë qenies maqedonase. Nervozizmi, hamendja, skepsa dhe droja legjitime e maqedonasit ordiner mbi këto çështje u demantua nga nivelet më të larta politike e diplomatike Trans-Atlantike si dhe nga vetë përmbajtja e Marrëveshjes dhe Protokolleve përcjellëse. Çështjet diskutabile mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë gjithsesi do diskutohen dhe shqyrtohen nga komisionet përkatëse si dhe në procesin e vetë negociatave. Ajo që megjithatë është me rëndësi për këto dyshime maqedonase është fakti se çështjet e tilla mund të kenë epilog pozitiv vetëm përmes afrimit dhe anëtarësimit në BE. Dhe anasjelltas, të njëjtat çështje do mbesin të hapura si kërcënim për maqedonasit nëse mbesin jashtë proceseve integruese dhe të hapura për dobësim të korpusit maqedonas përmes shtetësive bullgare, erozionit socio-ekonomik dhe humbjes së betejës nga aparati medial, kulturor e politik nga Bullgaria dhe vendeve tjera fqinje ”, ka theksuar Zekolli

Sipas Zekollit, roli i referendumit nuk e mbanë më të njëjtën peshë të vendosjes sikur që e kishte më parë, dhe kjo vjen falë eksperiencës në Britani, Irland dhe vende tjera në të cilat referendumet u shndërruan në instrumente popullizmi që sjellin dobi momenti dhe dëme afatgjate.

Hendikepi tjetër në lidhje me referendumin është se mungesa e ofertës alternative ndaj ‘Jo Marrëveshjes me Bullgarinë’ cenon edhe efektin e saj në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët jetik për stabilitetin dhe ekzistencën e Maqedonisë. Së fundi, rezultati negative i Referendumit mbi Marrëveshjen e Prespës nuk lëkundi qëndrimin e qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Në përgjithësi, roli i Referendumit nuk mbanë më atë peshë të vendosjes sikur që kishte dikur, kjo falë eksperiencës në Britani, Irland dhe vende tjera në të cilat Referendumi është shndërruar në instrument popullizmi që sjell dobi momenti dhe dëme afatgjate. Mbetet të shihet nëse VMRO-DPMNE do e ketë parasysh këtë natyrë të Referndumit si shpatë me dy tehe. Pasi që episodi me protestat anti-bullgare, anti-shqiptare dhe anti-Perëndimore në Shkup dëshmuan se vazhdimi ne atë model sjell më shumë dobi në konton e së E Majtë së Apasievti se sa në forcim të VMRO-DPMNE-së,” ka theksar Arsim Zekolli për KDP.

Kujtojmë se partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e mbështetur nga e Majta  tashmë po përgatiten  për referendumin e paralajmëruar, kundër ndryshimeve kushtetuese në vend, si dhe kundër protokollit me Sofjen.

Referendumi është pasqyra e paaftësisë së kësaj qeverie. Do të nxjerrë në shesh gënjeshtrat e saj, moralin e saj të ulët andaj edhe duke ikur nga referendumi tenton t’i mohojë popullit të drejtën e deklarimit për çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e tyre, mbrojtjen e identitetit, të gjuhës dhe të veçorive tjera kombëtare. Ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë zgjidhje katastrofale po pranojnë. Po pranojnë marrëveshje që rrënon identitetin tonë, andaj të gjithë ne duhet të angazhohemi që të mbajmë referendumin dhe ta hedhim poshtë këtë marrëveshje të dëmshme”, ka deklaruar kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Ndërkaq, kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski, nënvizon se nuk ka kthim prapa nga rrugëtimi  drejt BE-së, dhe se nga shtatori është koha që Parlamenti të fillojë të funksionojë në mënyrë sa më efikase.

Besoj se tani duhet të diskutojmë se si duhet të duken ekipet negociatore, si ta bëjmë Parlamentin të funksionojë në mënyrë më efikase. Mjaft me bllokada, mjaft bojkot në Kuvend,” ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut për njëmbëdhjetë vite ka qenë pjesë e keqmenaxhimit dhe pengmarrjes, ndërsa me qeverisjen aktuale, vendi përveç marrëdhënieve të mira fqinjësore, ka ndërtuar një shoqëri të barabartë për të gjithë ku nuk ka konflikte apo gjëra të ngjajshme.

Nuk ka kthim prapa nga ai proces. Për njëmbëdhjetë vjet ky vend u mbajt peng. Për njëmbëdhjetë vjet dikush krijoi vetëm monumente në qendër të Shkupit. Për njëmbëdhjetë vjet dikush u përpoq të na bënte të grindemi me fqinjët. Për njëmbëdhjetë vjet ishim në mosmarrëveshje brenda shtetërore. Për njëmbëdhjetë vjet ne kemi parë tensione me bazë etnike në vend. Sot nuk e kemi këtë”, ka deklaruar Dimiar Kovaçevski.

Të fundit