Në përgjithësi kriza energjetike është një temë shumë komplekse dhe e gjerë. Kriza është një fenomen që po vazhdon dhe po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, pavarësisht përpjekjeve të shumta. Shumica e njerëzve nuk e ndjejnë lidhjen me këtë realitet deri në momentin kur çmimi i energjisë elektrike dhe gazit në pikat e karburantit rritet. Sipas gjitha paralajmërimeve një dimër i vështirë i pret përpara qytetarët e vendit tonë, të cilët ende nuk kanë arritur të rimëkëmben nga kriza globale që cenonte koston e jetës e shkaktuar nga Kovid-19.
Shkruan: Puhiza Osmani
Sot tregjet globale të burimeve janë ende duke u tronditur nga ndikimet e pushtimit rus në Ukrainë, sepse këto dy vende janë furnizuesit kryesorë të energjisë dhe ushqimit. Me ndërprerjen e furnizimit dhe me vendosjen e papritur të sanksioneve ekonomike si kundërpërgjigje ndaj krizës, si dhe vendosja e kufizimeve tregtare dhe ndërhyrjeve politike, kanë bërë që çmimet e mallrave dhe energjisë të rriten jashtëzakonisht shumë edhe në vendin tonë.
Një dimër i vështirë i pret përpara qytetarët e vendit tonë, të cilët ende nuk kanë arritur të rimëkëmben nga kriza globale që cenonte koston e jetës e shkaktuar nga Kovid-19. Situata ka të ngjarë që të përkeqësohet edhe më shumë si pasojë e luftës në Ukrainë, e cila përbën një kërcënim për sigurinë njerëzore, veçanërisht në mesin e qytetarëve me të ardhura të ulëta dhe më të cenueshëm. Këto kërcënime mund të shkaktojnë gjithashtu rreziqe kaskadë, të cilat mund të kombinohen me streset ekzistuese socio-ekonomike dhe politike për të ndezur trazira dhe madje edhe konflikte të mëtejshme në të gjithë vendin.
Çmimet e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut po thyejnë vazhdimisht rekorde edhe para fillimit të dimrit, dhe një nga krizat më të dëmshme të kostove në histori është gati të përkeqësohet pasi temperatura të fillojë që të bie. Për familjet, kjo mund të nënkuptojë që t’u kërkohet të përdorin më pak energji ose madje të planifikojnë për ndërprerjet e vazhdueshme.
Gjithashtu kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i ka paralajmëruar qytetarët për këtë krizë duke u shprehur se ky dimër do të jetë një ndër më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore.
Për familjet me të ardhura të ulëta ai u shpreh se do të ndihmohen nga qeveria me masat e reja anti-krizë që po përgatiten, si dhe institucionet tjera përkatëse po bëjnë të pamundurën që gjatë dimrit vendi të mund të furnizohet përmes burimeve tjera.
“Na pret një nga dimrat më të rëndë që pas luftës së dytë Botërore në Europë. Këtë e kam thënë në muajin maj, por edhe kryeministrat e tjerë në rajon, të gjitha masat të cilat do të merren do të jenë të destinuara për familjen e rrezikuara. Të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe qytetarët të cilët marrin paga më të ulëta do të kenë përparësi për t’i shfyrtëzuar masat të cilat do t’i ndërmerr qeveria. Ju e dini se jemi shtet që 100 për qind furnizohet me gaz nga Rusia dhe do të duhet të sigurojmë furnizim të pandërprerë edhe përmes burimeve alternative”, u shpreh Kovaçevski.
Kjo është një krizë e vërtetë globale pasi çdo vend është goditur nga pasojat që ajo po sjell. Ndërsa oreksi i rrezikut global po zmadhohet, qeveria duhet të investojnë tani për të ndërtuar një shoqëri dhe ekonomi më elastike për të përballuar këto sfida afatgjata. Zbutja e dëmeve më të menjëhershme për popullsinë është një prioritet kryesor për politikëbërësit.