E shtunë, 24 Maj, 2025

GRUPIMI I PESTË I KAPITUJVE: BURIMET, BUJQËSIA DHE KOHEZIONI

Grupimi i pestë i kapitujve të negociatave që do të hapen me BE-në ka në fokus burimet, bujqësinë dhe kohezionin. Në të bëjnë pjesë kapitujt që lidhen me bujqësinë dhe zhvillimin rural, politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe politikat fitosanitare, peshkimin, politikat rajonale, dispozitat financiare dhe buxhetore.

Shkruan: Valmisa Novi

Grupimi i pestë i kapitujve të negociatave që do të hapen me BE-në ka në fokus burimet, bujqësinë dhe kohezionin.

Kapitulli 11: Bujqësia dhe zhvillimi rural

Kapitulli mbi bujqësinë mbulon një numër të madh të rregullave detyruese, shumica e të cilave drejtpërdrejtë të zbatueshme. Aplikimi në mënyrën e duhur të këtyre rregullave dhe zbatimi efektiv tyre, si dhe kontrolli nga një administratë publike efikase janë parësore për funksionimin e politikës së përbashkët bujqësore. Zbatimi i kësaj politike kërkon formimin e sistemeve të menaxhmit dhe të cilësisë si një agjensi pagesash dhe një sistem të interguar administrimi dhw kontrolli, dhe kapacitetin e duhur për implementimin e masave për zhvillimin rural. Vendet anëtare duhet të jenë në gjendje të aplikojnë legjislacionin e BE-së për skemat e mbështetjes direkte të fermave dhe të implementojnë organizata të tregut të përbashkët për një sërë produkesh bujqësore.

Kapitulli 12: Politika e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare

Ky kapitull mbulon rregulla të detajuara në fushën e sigurisë ushqimore. Politika e përgjithshme për produktet ushqimore përcakton rregullat higjienike për prodhimin e produkteve ushqimore. Acquis gjithashtu ofron rregulla të detajuara në fushën e veterinarisë, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kafshëve, për mirëqënien e kafshëve dhe sigurinë e ushqimeve me origjinë shtazore të cilat tregëtohen në tregun e brendshëm. Në fushën e fitosanitarisë, rregullat e BE-së mbulojnë çështje si  cilësia e farërave, materialet për mbrojtjen e bimëve, organizmat e dëmshëm dhe ushqyerja e kafshëve.

Kapitulli 13: Peshkimi

Acquis në fushën e peshkimit përbëhet nga rregullat të cilat nuk kërkojnë transponzim në legjislacionin kombëtar. Megjithatë është e nevojshme marrja e masave për të përgatitur administratën dhe operatorët për pjesëmarrje në politikën e përbashkët të peshkimit, e cila mbulon politikën e tregut, menaxhimin e burimeve dhe të flotës, inspektimin dhe kontrollin, masat strukturore dhe kontrollin e ndihmës shtetërore. Në disa raste, marrëveshjet dhe konventat ekzistuese të peshkimit me vendet e treta ose organizata ndërkomëtare, duhet të adaptohen sipas kushteve të acquis.

Kapitulli 22: Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturorë

Acquis i këtij kapitulli përbëhet kryesisht nga korniza dhe rregullore zbatuese, të cilat nuk kërkojnë transpozim në legjislacionin kombëtar. Ato përcaktojnë rregullat për hartimin, miratimin dhe zbatimin e programeve të Fondeve Strukturore dhe Fondit të Kohezionit që pasqyrojnë organizimin territorial të çdo vendi. Këto programe janë negociohen dhe dakordohen me Komisionin, por zbatimi është përgjegjësi e vendeve anëtare. Shtetet anëtare duhet të respektojnë legjislacionin e BE-së në përgjithësi,  si për shembull në fushat e prokurimit publik, konkurrencës dhe mjedisit, të merret parasysh legjislacioni kur zgjedhin dhe zbatojnë projekte. Shtetet anëtare duhet të kenë një kuadër institucional dhe kapacitet të përshtatshëm administrativ për të siguruar programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin në një mënyrë të saktë dhe me kosto efektive nga pikëpamja e menaxhimit dhe kontrollit financiar.

Kapitulli 33: Dispozitat financiare dhe buxhetore

Ky kapitull mbulon rregullat në lidhje me burimet financiare të nevojshme për financimin e buxhetit të BE-së. Këto burime përbëhen kryesisht nga kontributet e shteteve anëtare, të  cilat bazohen në burimet e tyre tradicionale nga doganat dhe detyrimet bujqësore dhe taksat e sheqerit; një burim i bazuar në tatimin mbi vlerën e shtuar; dhe një burim i bazuar në nivelin e të ardhurave kombëtare bruto. Shtetet anëtare duhet të kenë kapacitetin e duhur administrativ për të koordinuar dhe siguruar në mënyrë adekuate llogaritjen, mbledhjen, pagesën dhe kontrollin e duhur të burimeve të veta. Acquis në këtë fushë është drejtpërdrejt detyrues dhe nuk kërkon transpozim në legjislacionin kombëtar.

Të fundit