E shtunë, 24 Maj, 2025

XHEZAIRI PËR HRT: EURO-AMERIKANËT DHE KFOR-I MËNJANUAN KONFLIKTIN NË VERI

Gazetari dhe analisti, Seladin Xhezairi, duke komentuar zhvillimet e 24 orëve të fundit në kufirin Kosovë-Serbia, ka thënë për televisionin kombëtar kroat HRT-në se shkak për vendosjen e barrikadave ka qenë vendimi i autoriteteve kosovare dhe sot situata në kufi është relativisht e qetë.

“Presioni dhe përfshirja e faktorit të jashtëm, kryesisht SHBA dhe BE, kanë dhënë frytet e tyre në 24 orët e fundit. Rezultat i këtyre përpjekjeve është vendimi i Qeverisë së Kosovës që të shtyjë për 30 ditë zbatimin e vendimit për dokumentet personale dhe targat automjeteve të qytetarëve të nacionalitetit serb. Deklarata e presidentit serb për keqtrajtimin e serbëve është hipokrizi sepse për më shumë se 10 vite autoritetet serbe po keqtrajtojnë qytetarët e Kosovës të nacionalitetit shqiptar”, ka thënë ai.

Xhezairi ka theksuar se kjo është një përpjekje e Kremlinit dhe Beogradit për të hapur një  vatër të re krize, sepse vitin e kaluar në tetor ambasadori rus nga Beogradi vizitoi zonën kufitare, nga ana serbe, e cila këto ditë është në qendër të vëmendjes.

“Serbët e Kosovës janë nën ndikimin e Beogradit, e aq më tepër të Rusisë. Pritet që Perëndimi të kundërpërgjigjet dhe të detyrojë Beogradin të respektojë marrëveshjet e arritura, me ndërmjetësimin e BE-së, me palën prishtinase”, ka shtuar ai.

Bisdën e plotë e gjeni në videon më poshtë:

 

Të fundit