E mërkurë, 24 Korrik, 2024

VIDEO / NDIZEN SIRENAT NË VERI, LAJMET E RREME MOBILIZOJNË SERBËT

Sirenat e alarmit janë ndezur në qytetet në veri të Kosovës. Portali Kossev ka raportuar se sirenat janë dëgjuar në Mitrovicën Veriore dhe se qytetarë vraponin në panik.

Më tej portali ka kontaktuar zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për Rajonin Mitrovicë-Veri, Besim Hotin, i cili ka thënë se ka pasur bllokim të rrugëve në Zveçan dhe Zubin Potok pasi është përhapur një lajm i rremë kinse njësitë speciale të Policisë së Kosovës do të bllokojnë komunat në veri të vendit në prag të fillimit të zbatimit të dy masave të Qeverisë së Kosovës: për targat serbe dhe dokumentet e Serbisë,“Kishte një bllokim rrugor në Zubin Potok afër Varagit dhe në Rudar. Gjoja është përhapur një lajm i rremë se komuna do të bllokohet nga njësitë speciale, që absolutisht nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë qëllim të tillë”, ka thënë Besim Hoti për Kossev.

Zëvendësdrejtori i Policisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, raporton Kallxo.com. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të mbajtur më 31 korrik, u diskutua për dy vendimet e Qeverisë lidhur me targat serbe dhe dokumentet e Serbisë, vendime që hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Më tej portali ka kontaktuar zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për Rajonin Mitrovicë-Veri, Besim Hotin, i cili ka thënë se ka pasur bllokim të rrugëve në Zveçan dhe Zubin Potok pasi është përhapur një lajm i rremë kinse njësitë speciale të Policisë së Kosovës do të bllokojnë komunat në veri të vendit në prag të fillimit të zbatimit të dy masave të Qeverisë së Kosovës: për targat serbe dhe dokumentet e Serbisë,

“Kishte një bllokim rrugor në Zubin Potok afër Varagit dhe në Rudar. Gjoja është përhapur një lajm i rremë se komuna do të bllokohet nga njësitë speciale, që absolutisht nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë qëllim të tillë”, ka thënë Besim Hoti për Kossev.

Zëvendësdrejtori i Policisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të mbajtur më 31 korrik, u diskutua për dy vendimet e Qeverisë lidhur me targat serbe dhe dokumentet e Serbisë, vendime që hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Sipas Qeverisë së Kosovës, institucionet kanë zhvilluar të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve.

Ekzekutivi shtoi se këto dy vendime janë në funksion të sigurisë, të vendosjes së rendit publik, ligjshmërisë dhe sundimit të ligjit.

“Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjikë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Të fundit