E shtunë, 25 Janar, 2025

PRESIDENTI GJUKANOVIQ: SERBIA TË PRANOJË PATJETËR SE MALI I ZI ËSHTË SHTET I PAVARUR!

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq ka tërhequr vërejtjen se javën e ardhshme do të inicojë edhe formalisht mocionin e votëbesimit të Qeverisë nëse nënshkruhet Marrëveshja Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, e paralajmëruar nga kryeministri Dritan Abazoviq. Këto komente, transmeton KDP, presidenti Gjukanoviq i ka bërë për tv e pavarur serb N1.

Kreu i shtetit malazez gjatë intervistës ka hedhur poshtë pretendimet e medias proqeveritare dhe të pushtetarëve në Beograd se është antiserb, por ka nënvizuar se ‘politika shtetërore e Serbisë duhet të pranojë patjetër se Mali i Zi është shtet i pavarur që ka të drejtën të përzgjedhë rrugën e vet’:

 “T’ju jepet fund vlerësimeve, të cilat ju si dhe unë i kemi lexuar shumë herë, nga presidenti Vuçiq si vërejtje kryesore ndaj paraardhësit të tij Boris Tadiq se e la Malin e Zi të shkojë. Malin e Zi askush nuk e la të shkojë, Mali i Zi është një shtet mijëvjeçar që me vullnetin e vet hyri në Jugosllavinë e Dytë, ishte pjesë e saj deri në vitet nëntëdhjetë, mbeti pjesë e RFJ-së pas shpërbërjes së RSFJ-së, e që në momentin e caktuar vendosi të ripërtërijë pavarësinë e vet dhe kjo është punë e vullnetit tonë, citon KDP deklaratën e presidentit Gjukanoviq për TV e pavarur N1, me bazë në Beograd.

Duke folur për paralajmërimin e firmosjes së  Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Gjukanoviq ka thënë se për të kjo nuk është befasi:

“Z. Abazoviq u përcakltua goxha befas që të riformulojë prioritetet e agjendës qeveritare, ashtiu që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave,  në plan të parë solli nënshkrimin e marrëveshjes për çështje me interes të përbashkët të Qeverisë së Malit të Zi dhe KOS. U përcaktua të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës përpara se qeveria të marrë një vendim… Gjithçka që u bë në këtë rrafsh u bë shumë shkeleshko, kështu që nuk u bë as konstituimi i atij ekipi të ekspertëve që do të merrte përgjegjësinë për të ndihmuar Qeverinë të vlerësojë nëse gjithçka që është shkruar në marrëveshje është në përputhje me interesat e Malit të Zi”, – tha Gjukanoviq.

Ai vuri në dukje se kryeministri e ka marrë vendimin për këtë çështje “në Qeveri”, dhe se ka pritur që Abazoviq të vendosë për nënshkrimin e Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe:

“Ne e kemi thënë qartë se interesat shtetërore të Malit të Zi nuk mbrohen sa duhet në tekstin e asaj kontrate”, thotë presidenti.

Ai thekson se nëse Marrëveshja Themelore nënshkruhet javën e ardhshme, do të vijojë çështja e zëvendësimit të Qeverisë:

Ne kemi thënë qartë se në tekstin e kësaj  marrëveshjeje nuk mbrohen mjaftueshëm interesat shtetërore të Malit të Zi“,- vlerëson presidenti malazez duke tërhequr vërejtjen se nëse Marrëveshja firmoset javën e ardhshme atëherë do të pasojë çështja e revokimit të Qeverisë: “Ishte qëndrim i qartë se do të përpiqemi që  paralelisht me nismën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë brenda Kuvendit të ndërtojmë një konsensus të gjerë  i cili do të sigurojë marrjen e vendimeve për Këshillin Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese dhe Prokurorin Suprem të Shtetit. Një ose dy ditë më vonë,  biseduam Abazoviq dhe unë  dhe ramë dakord që të ndërpritet procesi i nënshkrimit të Marrëveshjes Themeltare dhe t’i japim një shans një raundi tjetër konsultimesh. Meqë nga këto konsultime nuk doli asgjë, kryeministri Abazoviq do të nënshkruante Marrëveshjen Themeltare,  për të cilën ne kemi vlerësuar se është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi. Nëse nënshkruhet një marrëveshje e  tillë, nuk ka më hapësirë për manovrim, ne do të shkojmë në parlament me iniciativën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë”, – tha Gjukanoviq.

Ai shton se në këtë rast parlamenti do të vazhdojë të funksionojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe deri atëherë do të duhet të kalojnë 60 deri në 90 ditë.

Gjukanoviq, duke folur për tekstin e Marrëveshjes Themeltare, tha se ajo përmban pjesë që “shtrembërojnë historinë e Malit të Zi”, si dhe se Marrëveshja që do të ishte e pranueshme për nënshkrim, nuk do të ngërthente interpretime të historisë. Po sipas tij, disa pika të tektit të Marrëveshjes Themeltare përbëjnë shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Malit të Zi,- transmeton KDP  thekse nga intervista e presidentit malazez dhënë televizioni të pavarur serb N1.

Të fundit