Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe do të nënshkruhet dhe se secili do të jetë përgjegjës për veprimet e veta. KDP transmeton se në këtë mënyrë kreu i ekzekutivit malazez i është kundërpërgjigjur presidentit Milo Gjukanoviq, që paralajmëroi se nëse nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe atëherë do të bjerë Qeveria.
“Çështjet që ende shkaktojnë ndonjë hamendje duhet të hiqen nga rendi i ditës ashtu që të gjitha bashkësive fetare në Mal të Zi t’ju mundësohet trajtim plotësisht adekuat dhe i njëjtë ”, ka thënë Abazoviq, në një deklaratë të bërë në qytetin e Rozhajës për televizionin shtetëror të Malit të Zi.
Abazoviq ka pranuar se e kupton kontekstin politik të deklaratës së presidentit Milo Gjukanoviq që kundërshton fimrosjen e Marrëveshjes me KOS-në, porse nuk është për variante që kushtëzojnë Qeverinë.
“Qeveria ka programin e saj të punës, të gjithë e kanë ditur kur kanë shprehur mbështetjen e tyre për qeverinë se cilat do të jenë detyrat, këtë detyrë duhet të përfundojmë në mënyrë që të merremi me punë të tjera… Kështu qëkjo përfundimisht do të ndodhë, në një formë apo tjetër, por nëse dikush pas kësaj bën lëvizje politike, asgjë, të gjithë do të mbajmë përgjegjësi për atë që ndodhë,” – transmeton KDP deklaratën e Abazoviqit. Kryeministri ka bërë thirrje që gjatë dy ditëve në vazhdim, para përfunbdimit të sesionit pranveror të Parlamentit të votohet Kolegji Gjyqësor ndërsa për kompletimiin e Gjykatës Kushtetuese ka shprehur bidnjen se kjo do të bëhet pas kthimit të deputetëve nga pushimet, në shtator./KDP/