Do të firmosen marrëveshje për ndihmë financiare me 280 kompani që do të hyjnë në ciklin investues me rreth 145 milionë euro, duke krijuar mbi 3 mijë e 700 vende pune.
Mbi 70% të kompanive gjenden në zonat më pak të zhvilluara, me çka sigurohet rritje në këto pjesë të vendit. Këtë e paralajmëruan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas seancës së sotme qeveritare ku u soll vendim për lidhje të marrëveshjeve për mbështetje financiare të investimeve./TV21