E hënë, 19 Maj, 2025

FMN-JA UL PARASHIKIMIN PËR RRITJEN GLOBALE, PARALAJMËRON NJË RECESION

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen globale nga 3.6 në 3.2 për qind, për shkak të inflacionit të lartë dhe luftës në Ukrainë, dhe paralajmëroi se bota mund të jetë “në prag të një recesioni global”, shkruan Reuters.

Në një përditësim të parashikimit të rritjes globale të martën, FMN-ja paralajmëroi për rreziqet për ekonominë globale që, nëse nuk kontrollohen, mund ta shtyjnë botën në recesion.

Inflacioni i lartë dhe rreziqet e paraqitura nga pushtim rusi i Ukrainës janë përgjegjës për vënien në rrezik të ekonomisë globale, ka thënë FMN-ja, duke shtuar se skenarët “më të keq të mundshëm” nuk përjashtohen.

Në një deklaratë, kryeekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, ka thënë se “bota së shpejti mund të jetë në prag të një recesioni global, vetëm dy vjet pasi atij të mëparshmit”.

Gourinchas shtoi se mjedisi aktual tregon se “mundësia që ekonomia amerikane të shmangë një recesion është mjaft e vogël”.

Rritja e PBB-së në mbarë botën do të ngadalësohet në 3.2% në vitin 2022. Vlerësimi i ri vjen pas parashikimit të FMN-së për rritje prej 3.6% në prill të këtij viti.

“Perspektiva ka ndryshuar ndjeshëm që nga prilli”, ka thënë Gourinchas.

Ai shtoi se tre ekonomitë më të mëdha në botë, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Eurozona, janë në ngecje me pasoja për perspektivën globale.

Në deklaratë thuhet se PBB-ja globale u tkurr në tremujorin e dytë për shkak të rënies në Kinë dhe Rusi.

Ekonomia kineze, e prekur nga COVID-19 dhe krizave të tjera të ndryshme, pritet të rritet me 3.3%, që është 1.1 pikë përqindje më pak krahasuar me vlerësimet e mëparshme.

FMN-ja gjithashtu uli parashikimin e rritjes për vitin 2023 nga 3.6% e shpallur në prill në 2.9%.

Të fundit