E hënë, 21 Prill, 2025

BERISHA U SHPALL “NON GRATA” NGA BRITANIA, REAGON META

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar vetë se është shpallur non grata nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre Home Secretary, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe. Në një intervistë për RTK, Meta tha se nuk do të hyjë në këtë çështje, përsa kohë është President i Shqipërisë.

Kreu i Shtetit deklaroi se për këto zhvillime do të flasë pasi të dorëzojë mandatin.

Sipas tij, Berisha ka kontribute që kanë lënë gjurmë të thella në Shqipëri.

“Nuk do të doja të hyja në një çështje të tillë për arsye sepse jam ende President i Shqipërisë dhe jam në një vizitë zyrtare në Kosovë. Nga e hëna në vijim do jemi më të hapuyr për pyetje të tilla. Ajo që mund të them është që zoti Berisha është lider që ka lënë gjurmë të thella në Shqipëri dhe historinë e shqiptarëve dhe në raport me Kosovën. Ka qenë ndër mbrojtësit kryesorë të Kosovës dhe shqiptarëve. Dihet edhe raporti i tij që ka pasur me SHBA-në. Dihet që ka patur një krisje për shkak të zhvillimeve në vitet 96-97. Më pas në vitin 2007 ose më parë, Presidenti Bush vizitoi Shqipërinë dhe në krah të tij. Nuk mendoj se këto zhvillime kanë ndonjë rëndësi të jashtëzakonshme që ne mendojmë për zotin Berisha dhe qytetarët që mendojnë për të. Ne erdhëm nga Shqipëria në Kosovë aq shpejt, padyshim ai ka një meritë historike për rrugën e Kombit”, ka thënë Meta.

Të fundit