Komisioni për Sëmundje Infektive ka njoftuar se nuk është e nevojshme të merren masa shtrënguese për mbrojte nga virusi Covid-19. Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq tha se edhe pse ka rritje të numrit të infektimeve, gjendja në spitale është stabile.
Shkruan: Eljesa Dervishi
Nga Komisioni për Sëmundje Infektive në konferencën e sotme për media njoftojnë se nuk është e nevojshme të merren masa shtrënguese për mbrojte nga virusi Covid-19
Masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në transportin publik, objektet shëndetësore, farmacitë dhe ambientet për kujdesin e të rriturve dhe personave me aftësi të kufizuar mbeten të vlefshme.
Pas disa ditë radhazi, numri i të infektuarve të rinj është mbi 700 dhe vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 792 raste të reja me COVID-19 nga 1774 testime.
Pothuajse gjysma e të sapoinfektuarve në Shkup. Numri i rasteve aktive aktualisht është 3595.
Në buletinin e mbrëmshëm për COVID-in nuk është regjistruar asnjë person i vdekur, por një ditë më parë nga COVID-19 kanë vdekur dy persona, njëri prej të cilëve 23 vjeç nga Shën Nikolla.
Në raste të tilla rekomandohet mbajtja e maskës mbrojtëse dhe mbajtja e distancës.
Komisioni i Sëmundjeve Infektive në Maqedoni ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar për gjendjen me COVID-19 në vend.
Pas përfundimit të mbledhjes, zëdhënësi i KSI-së Zllate Mehmedoviq, në konferencë për shtyp njoftoi se Komisioni ka vlerësuar se gjendja është stabile dhe se nuk ka nevojë për të vendosur masa kufizuese.
“Gjendja me pandeminë është stabile. Sistemi shëndetësor ka hapësirë në spitale për të menaxhuar me të infektuarit. Vlerësojmë se ende jemi në zonën e gjelbër dhe se nuk ka nevojë për të vendosur masa të reja shtrënguese”, tha mes tjerash Mehmedoviq.
Ai shtoi se vlerësimi se gjendja është stabile është bërë duke marrë parasysh vendet e lira nëpër spitale.
Mehmedoviq sërish iu bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19.