E enjte, 22 Maj, 2025

A PO E RELATIVIZOJNË INSTITUCIONET SKANDALIN NË KLINIKËN “ZHAN MITREV”?

Skandali në klinikën “Zhan Mitrev” ka tronditur opinionin, ndërkohë që brenda kohës ka pasur reagime ndaj prononcimit të institucioneve. Komiteti i Helsinkit së bashku me Shoqatën e Juristëve të Rinj kanë reaguar përmes një komunikate të përbashkët për media. Ata thonë se porosia bindëse e ministrit të Shëndetësisë Bekim Salit se askush nuk është mbi ligjin dhe se rasti do të ketë zgjidhje ligjore, u zbutën menjëherë me deklarata paushalle dhe të papërshtatshme se “kovid është sëmundje e re dhe se asnjë vend nuk mund të konfirmojë se ajo çfarë është bërë gjatë pandemisë është mjekësi e bazuar në prova.” Ndërkohë nga klinika “Zhan Mitrev” kanë theksuar janë në komunikim me institucionet inspektuese për dorëzimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Deklaratat e djeshme për media të institucioneve përgjegjëse për rastin e klinikës private “Zhan Mitrev”, kanë shkaktar në opinion reagime të shumta.

Komiteti i Helsinkit së bashku me Shoqatën e Juristëve të Rinj kanë reaguar përmes një komunikate të përbashkët për media. Ata thonë se porosia bindëse e ministrit të Shëndetësisë Bekim Salit se askush nuk është mbi ligjin dhe se rasti do të ketë zgjidhje ligjore, u zbutën menjëherë me deklarata paushalle dhe të papërshtatshme se “kovid është sëmundje e re dhe se asnjë vend nuk mund të konfirmojë se ajo çfarë është bërë gjatë pandemisë është mjekësi e bazuar në prova.”

“Është e pashmangshme përshtypja se personat kompetentë nga Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Oda e mjekëve dhe Agjencia e barnave, të cilët u drejtuan në konferencën për media, u përpoqën të relativizojnë gjetjet dhe deklaratat nga filmi dokumentar. Si zakonisht, përgjegjësinë për përgjigjet i gjuajtën tek institucionet tjera dhe i bënë thirrje publikut dhe mediave për më shumë kohë, që institucionet kompetente të konstatojnë gjendjen faktike”, u tha në reagimin e tyre.

Janë prononcuar ndërkohë edhe nga klinika private “Zhan Mitrev”. Në ditët e fundit personat përgjegjës nga Spitali klinik “Zhan Mitrev” janë në kontakt me shërbimet inspektuese nga MALMED, ISHSSH, si dhe Prokuroria themelore publike dhe MPB-ja, me qëllim dorëzimin e dokumentacionin e kërkuar, kanë kumtuar nga Klinika private “Zhan Mitrev”.

“Si edhe më parë, në interes të konstatimit të gjendjes faktike, mbetemi në dispozicion për bashkëpunim me të gjitha organet zyrtare shtetërore. U bëjmë thirrje mediave dhe të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga konkluzionet e parakohshme dhe prezantimi i spekulimeve të ndryshme”, theksojnë nga atje.

Për rastin “Gjaku i pistë”, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski thotë se duhej të ishte reaguar menjëherë e jo të pritej për t’u formuar komisione.

“Duhej të reagohej sipas meje shumë fuqishëm, menjëherë e jo të formohen komisione dhe më vjen keq që përsëri ministrin me siguri dikush e ka këshilluar në mënyrë të gabuar, por në Maqedoni këto politikanë kanë vetëm një qëllim se si të qëndrojnë një ditë e më shumë dhe t’i shfrytëzojnë privilegjet që ua jep populli ose të jem më preciz të vjedhin dhe harrojnë se do të vijë dita kur do të përballen me përgjegjësinë”, ka theksuar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Reagime të shumta kishte edhe nëpër rrjete sociale nga persona të ndryshëm.

Përndryshe, në hulumtimin “Gjaku i pistë”, në klinikën private “Zhan Mitrev” doli në pah se gjatë mjekimit të pacientëve me Covid-19 është përdorur metoda hemofiltrimit.

Për këtë mjekim pacientë kanë paguar shuma të mëdha të parave, por praktikisht ajo ka qenë studim klinik dhe pacientët e as familjet e tyre nuk ka qenë të njoftuar.

Të fundit