E martë, 25 Mars, 2025

GJURMËT E DUKSHME TË NJË PROTAGONIZMI POLITIK

Në rrugëtimin dydekadësh në skenën politike të Maqedonisë së Veriut BDI ka treguar një protagonizëm në të gjitha proceset. Analstët politikë theksojnë se BDI ka lënë gjurmë të dukshme në jetën politike, jo vetëm të shqiptarëve të Maqenisë së Veriut, por në përgjithësi. Sipas tyre, kjo parti ka sjellë ndryshime pozitive për shqiptarët. Ata e vlerësojnë bashkëpunimin për shumë procese edhe me partitë opozitare, ndërkohë që theksojnë se e ardhmja e kësaj partie do të varet nga investimi në ide të reja, por edhe nga hapja, gjegjësisht përfshirja e aktorëve të ndryshëm në jetën politike që nuk i takojnë detyrimisht strukturës së partisë, por që kanë ide intersante. Sipas tyre, një dimension tjetër që duhet të kultivohet është bashkëpunimi me partitë opozitare, për kërkesat dhe sugjerimet e tyre, që realisht ka hapësirë të bëhet më tepër. Analistët gjithashtu theksojnë se për një periudhë kaq të gjatë dominimi në skenën politike është e pashmangshme të mos ketë komente pozitive dhe negative.

Shkruan: Puhiza Osmani

BashKimi Demokratik për Integrim më 3 qershor kremton 20 vjetorin e themelimit si parti. Një rrugëtim 20 vjeçarë, që  shënohet nëpërjet një protagonizimi politik në të gjitha proceset në Maqedoninë e Veriut.

Analisti politik Ibrahim Mehmeti për rrugëtimin 20 vjeçar të Bashkimit Demokratik për Integrim u shpreh se që nga fillimi i saj ka lënë gjurmë të dukshme në jetën politike jo vetëm të shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut, por dhe në përgjithësi. Sipasit tij, kjo parti këto 20 vite që ka qenë në skenën politike, i ka determinuar shumë procese, të cilat kanë bërë ndryshimin në sistemit politik, më konkretisht në jetën politike të shqiptarëve, por edhe të disa zgjidhjeve politike siç janë ato që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe me të drejtat e shqiptarëve në këtë sferë.

“Ndryshimet që ka sjellë BDI-ja janë sigurisht ndryshime pozitive në jetë e shqiptarëve, pastaj edhe në përdorimin e gjuhës dhe në përgjithësi në jetën politike dhe në punësimin e shqiptarëve nëpër institucione. Për qytetarët është ndoshta më e rëndësishme pjesa e kësaj politike ku pas shumë dekadash në Maqedoni e Veriut qytetarët shiptarë janë në gjendje të marrin shërbime në gjuhën shqipe dhe kjo sigurisht nuk është diçka që mund të injorohet. Kuptohet se gjithë kjo nuk ka qenë e mundur të bëhet vetëm nga një parti, por rol ka edhe bashkëpunimi ose aftësia e kësaj partie që t’i bindë partnerët e saj qeveritar, por edhe opozitën, sidomos opozitën shqiptare që t’i bashkangjitet ose që t’i përkrahë disa nga këto procese, kuptohet jo të gjitha, sepse opozita gjithmon ka pikëpamjet e saja. Por, mendoj se në shumë raste kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për një interes më të rëndësishëm dhe gjithë kjo vlen të analizohet, domethënë se cili ka qenë roli i BDI-së në jetën politike. Jo vetëm atë që e ka bërë ajo si parti për anëtarët e saj, por edhe për simpatizantët e saj. Pra, në përgjithësi për shqiptarët dhe sa ka arritur që ta afrojë dhe opozitën në këto procese, të cilat me vetë faktin që ka qenë parti me numrin më të madh të deputetëve që nga 2002 ka mundur që t’u prijë këtyre proceseve, të cilat e kanë shënuar të themi këtë periudhë 20 vjeçare”, thotë Mehmeti.

Sa i përket ardhmërisë së kësaj partie politike, Mehmeti thekson se ekzistenca e saj varet nga investimi në ide të reja në drejtim të politikave integruese, në kuptimin e integrimit të aktorëve të ndryshëm në jetën politike. Sipas tij, hapësira në të cilën kjo parti duhet të përkushtohet më së shumti është bashkëpunimi me partitë opozitare.

“Periudha që BDI-ja është në pushtet është mjaft e gjatë dhe vazhdimi i këtij suksesi, domethënë i kësaj mbijetese politike kërkon edhe investim të ri në kuptimin e ideve të politikave integruese, jo në atë kuptimin teknik të fjalës, por në kuptimin e integrimit të aktorëve të ndryshëm në jetën politike. Mendoj se bashkëpunimi më i gjerë me partitë opozitare në përgjithësi është shumë i rëndësishëm, sepse kjo jep një imazh më bashkëkohor dhe më demokratik. Të bashkëpunosh me partnerë të kualicionit është diçka e pritshme, mirëpo bashkëpunimi me opozitën, në radhë të parë opozitën shqiptare, por edhe në përgjithësi ndoshta me partitë tjera, për kërkesa dhe për sygjerime të opozitës, është një cilësi, e cila duhet të kultivohet, duhet të zhvillohet dhe mendoj se këtu ka hapësirë për më tepër”, thekson Mehmeti.

Sipas tij, nëse në periudhën e ardhshme kjo parti dëshiron të mbetet ose ta ruajë këtë pozitë të cilën ka arritur ta ndërtojë këto 20 vite, duhet të investojë në hapjen e saj edhe ndaj njerëzve të cilët nuk janë deterymisht pjesë e strukturave të saj, madje as simpatizantë të saj, por të cilët kanë ide interesante dhe mund të kontribuojnë për çështjen shqiptare në Maqedoni.

“Mendoj se duhet të ketë më tepër hapësirë dhe kjo gjithsesi se do t’i sjellë më tepër dobi dhe vetë asaj si parti. Dhe në të njëjtën kohë kjo në një mënyrë do ta humanizojë skenën politike, sepse këto fërkimet për çështje të cilat ndoshta nuk janë edhe aq ekstreme, për çështje të thjeshta kemi disa herë situata të tendosjeve ndërmjet aktorëve politik, por edhe në opinion. Por diskursi publik mund të zbutet nëse partia, e cila e ka fuqinë më të madhe tregohet pak më tolerante, pak më e hapur, më e gatshme për t’i dëgjuar të tjerët dhe mendoj se kjo mund të jetë një rrugë e zhvillimit të ardhshëm”, thekson Mehmeti.

Analisti politik, Petar Arsovski thotë se BDI po bëhet sinonim i një dominimi të gjatë, ndërkohë që ka qenë dhe mbetet një nga faktorët më të fortë në skenën e politikës shqiptare. Sipas tij, është e pashmangshme që gjatë kësaj periudhe kaq të gjatë të mos ketë komente pozitive dhe negative për aktivitetin e tyre politik.

“BDI-ja po bëhet sinonim i sundimit të gjatë, që mund të jetë edhe gjë e mirë edhe e keqe. Është e pashmangshme që gjatë një afati kaq gjatë të mos mblidhen komente pozitive dhe negative për aktivitetet e tyre politike. Ata kanë qenë gjithmonë të suksesshëm dhe tani për tani mbeten një nga faktorët më të fortë në skenën e politikës shqiptare. Si gjithmonë, si çdo parti tjetër, ata përpiqen të kapitalizojnë sukseset e tyre dhe festimi synon ta cilësojë atë si një faktor të vetëm, de facto të pazëvendësueshëm”, tha Arsovski.

Të fundit