Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas darkës joformale me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka reguar përmes një postimi në Twitter.
Kurti, ka thënë se agresioni i fundit rus në Ukrainë ka shtuar mosmarrëveshjet mes dy vendeve.
“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, ka shkruar Kurti.
Recent Russian aggression in Ukraine added to our disagreements. But we remain committed to principled dialogue with Serbia for an agreement centered on mutual recognition. Tonight's round took place at the Borsig Palace in Berlin over a working dinner. pic.twitter.com/XTieRrUisc
— Albin Kurti (@albinkurti) May 4, 2022
Kurti po qëndron në Berlin, atje kryeministri ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.