E martë, 25 Mars, 2025

TAKIM GRUBI – GARCIA: SPANJA MBËSHTET RRUGËN EUROPIANE TË MAQEDONISË SË VERIUT

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Jose Luis Lozano Garcia, të cilit i ka dëshiruar sukses në misionin e ri në vend, përcjell KDP.

Grubi dhe Garcia gjatë takimit e kanë vlerësuar lartë miqësinë dhe raportet dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Spanjës, miqësi e cila duhet thelluar edhe më tej në të gjitha sferat.

Zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon, si dhe konflikti mes Federatës Ruse dhe Ukrainës ishin gjithashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe Garcias, ku është konstatuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është rreshtuar në një linjë me botën demokratike duke dënuar agresionin rus.

Procesi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit që nga pjesa normative por edhe në vazhdim, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe Garcias, derisa gjatë këtij takimi është diskutuar edhe mbi procesin e regjistrimit që përfundoi vitin e kaluar e që rezultatet pritet të publikohen edhe pak ditë.

Grubi gjatë takimit e ka informuar ambasadorin spanjoll për dinamikën e re të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Republikën e Bullgarisë, vendosjen e dialogut dhe planin aksional të grupeve të punës, ku është konstatuar se mbështetja e Spanjës në procesin e integrimit në Bashkimin Europian nuk duhet të ndalojë por të vazhdojë në frymë të mirëkuptimit.

Të fundit