E shtunë, 9 Nëntor, 2024

MARIN MEMA NË SHKUP: RINIA ËSHTË SHTYLLA E KOMBIT

“Rinia është shtylla e kombit dhe vetëm të bashkuar mund të jemi më të fortë”. Ky ishte mesazhi që e dha gazetari investigativ, Marin Mema, gjatë vizitës së tij në Shkup. Mema ishte në Universitetin e UEJL-së në Shkup për të takuar enkas studentët shqiptarë dhe mbajti për ta një ligjeratë me temën “Rinia shqiptare në RMV”.  

Shkruan: Gentuar Ismaili

“Rinia është shtylla e kombit dhe vetëm të bashkuar mund të jemi më të fortë”. Ky ishte mesazhi që e dha gazetari investigativ dhe atdhedashësi shqiptar nga Shqipëria, Marin Mema, gjatë vizitës së tij në Shkup. Mema ishte në Universitetin e UEJL-së në Shkup për të takuar enkas studentët shqiptarë dhe mbajti për ta një ligjeratë me temën “Rinia shqiptare në RMV”.

Ai foli gjatë për prejardhjen shqiptare, për popullin shqiptarë dhe për të drejtat e kombit shqiptar.

“Ne jemi shqipëtarë. Të fusim një gjak tjetër jo. Kur ecë një gjak, pa futur një gjak tjetër, ndërkoh ti ke vdekur. Në të mirë ose në të keq, ne jemi shqiëtar dhe kemi të drejtë të jemi shqiptarë, kemi të drejtë që të kerkojmë më shumë si shqiptarë dhe është krejtësisht normale”, u shpreh Mema.

Ndërkohë, kjo ligjeratë u organizua nga disa studentë të UEJL-së. Emira Selimi, studente dhe organizatore e ngjarjes, deklaroi se ka qenë e vështirë për ta sjellë gazetarin Mema, por dëshira e madhe e studentëve për ta takuar e ka nxitur atë që ta organizonte këtë ligjeratë.

“Për ta sjellur Marinin pranë studentëve shqiptarë ka qënë e çuditshme pasiqë aty kuptova se sa e vështirē është ta sjellësh një shqiptarë tē vërtetë pranë studentave shqiptarë!  Insistimi i madh i shqiptarëve më nxiti më tepër që këtë eveniment ta realizoj. Për çdo gjë kam qenë vetë e angazhuar, çdo detaj ka qene në dorën time”, u shpreh studentja Selimi.

Përndryshe, Marin Mema është gazetarë i mirënjohur në trojet shqiptare. Ai merret me gazetari hulumtuese dhe me gjurmimin e rrënjëve shqiptare, të kaluarën që shpesh tentohet të fshihet, shpërnguljen e shqiptarëve. Poashtu është edhe autor i emisionit “Gjurmë”, që trajton tema nga më të ndryshmet nga vendet të ndryshme ku ka shqiptarë, e që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Të fundit