Kanë vazhduar edhe sot reagimet kundër agresionit rus mbi Ukrainë. Këshilli i Ambasadorëve i ka bërë thirrje Rusisë të respketojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës. Ndërkohë, presidenti, Stevo Pendarovski ka theksuar se tash për tash Maqedonia e Veriut ka rezerva të mjaftueshme të mallrave për përmbushjen e nevojave të qytetarëve, por problem mund të shfaqet nëse kriza vazhdon.
Shkruan: Enis Shaqiri
Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoninë e Veriut, në një mledhje emergjente ka dënuar ashpër agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, ndërkohë që i ka bërë thirrje Rusisë që ta respektojë integritetin dhe sovranitetin e territorial të Ukrainës.
“Këshilli i Ambasadorëve i bën thirrje Rusisë që ta respektojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës si dhe të drejtën e popullit ukrainas që vetë të vendosë për të ardhmen e tij dhe për të ardhmen e vendit të tij. Këshilli i jep mbështetje të fuqishme morale popullit ukrainas në luftën e tij për liri dhe pavarësi dhe i përshëndet hapat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përfshirje drejtë masave për vendosje të sanksioneve drejtë Rusisë e cila po bën agresion të paparë pas Luftës së Dytë Botërore drejtë një vendi paqësor fqinj”, njoftojnë nga Këshilli i Ambasadorëve.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka theksuar se si vend nuk jemi drejtpërdrejt nën ndonjë kërcënim të sigurisë, por pasojat ekonomike tashmë po ndihen, dhe Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s i ka të gjitha informacionet në kohë reale dhe njëjtë i kemi ditur të gjitha hapat e Moskës para dy javësh, gjë që jep mundësinë për të marrë vendime të mirëinformuara, për t’u përgatitur për çdo pasojë.
Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se shteti ka rezerva të mallrave për përmbushjen e nevojave të qytetarëve, por problemi mund të jetë nëse kriza në Ukrainë vazhdon më gjatë dhe atëherë do të ketë nevojë për ndërhyrje eksportuese,
Sot pritet që NATO të mbajë samit të jashtëzakonshëm, ndërsa pjesë e këtij samiti është edhe presidenti, Stevo Pendarovski. Nga ky samit pritet të dalin vendime konkrete për masat që do të merren nga Aleanca si kundërpërgjigje ndaj Rusisë
Në një komunikat të lëshuar, Lëvizja Besa, sulmin ushtarak ndaj Ukrainës e cilëson si një nga aktet më të rënda me të cilën po ballafaqohet Evropa që pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas kësaj partie, papërgjegjësia e Rusisë ndaj paqes dhe sigurisë globale mund të sjellë pasoja të rënda që përveç humbjeve në aspektin ekonomik për fat të keq do sjell edhe humbje të jetëve njerrëzore.
Në ndërkohë të gjitha partitë politike e kanë dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Deri më tani nuk ka reaguar “E Majta”, ndërkohë që për këtë ka reguar LSDM.
“Me këtë edhe një herë vërtetohet se partneri i VMRO-DPMNE-së, partia “Levica” është strukturë antiperëndimore e cila punon në dëm të interesit shtetëror”, thonë nga LSDM