E shtunë, 9 Nëntor, 2024

Anglia merr vendim për heqjen e të gjitha masave kundër pandemisë

Anglia do t’iu japë fund të gjitha kufizimeve për luftim të pandemisë më 1 prill.

Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se personat e infektuar nuk do të kenë më detyrim ligjor për t’u izoluar, teksa ka prezantuar planin “e jetesës me COVID”.

Prej 1 prillit, ofrimi i testeve falas do të ketë shënjestër vetëm ata që janë më të cenuar, ka thënë Johson.

Mirëpo Asociacioni i Mjekëve Britanikë, ka thënë se plani nuk mbron ata që rrezikohen më shumë nga ky virus.

OBSH beson se faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit

Partitë opozitare kanë thënë se vendimi i kryeministrit për të dalë nga pandemia është shumë i shpejtë dhe kanë shprehur shqetësim për kthim mbrapsht të testimeve.

Johnson e ka përshkruar pandeminë si “dy prej vjetëve më të rënda në historinë tonë paqësore”.

Sipas tij, kombi ka prekur pikun e variantit Omicron, dhe tani raportohet për rënie të numrit të rasteve dhe të personave të shtrirë nëpër spitale.

Zyra Kombëtare e Statistikave ka vlerësuar javën e kaluar se një në 20 persona ka pasur koronavirusin në Angli.

Të fundit