E premte, 29 Mars, 2024

Specializantët kërkojnë integrim më të thellë në sistemin shëndetësor

Në Maqedoni ka specializantë privatë dhe shtetërorë të shkencave mjekësore. Specializantët privatë janë në realitet mjekë të ri të papunësuar të cilët aplikojnë për specializim privat, gjegjësisht kjo nënkupton se ata vetë mbulojnë shpenzimet e specializimit. Nga ana tjetër, specializantët shtetërorë janë mjekë të ri të punësuar, të cilët nga institucioni amë të cilët marrin një të ashtuquajtur referim, d.m.th., marrin referim se në cilën degë do kishin specializuar. Ata nuk e paguajnë specializimin dhe kanë pagë të caktuar në marrëdhënien e punës. Me ndryshimet e fundit të ligjit, tani specializantët privatë marrin kompensim për punën e tyre (angazhimin e përkohshëm gjatë specializimit) përmes kontratës në vepër me institucionin amë. Aleksandra Georgieva është kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë (SHMS). Ajo gjithashtu është edhe specializante private për kardiologji. Specializantët në vendin tonë, për një kohë më të gjatë ballafaqohen me një sërë problemesh gjatë këtij procesi, gjatë punës së tyre, angazhimit, kompensimit dhe pasigurisë se “çfarë pastaj”?

Intervostoi: Arta Sefadini

Zonja Georgieva, para disa javësh u njoftua se është arritur marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për statusin tuaj (specializantë privatë) në sistemin shëndetësor. Çfarë saktësisht janë turnet me pagesë dhe sigurimi shëndetësor për specializantët privatë?

Po, ky ishte një problem i madh, sepse shkaktonte frustrim te mjekët e rinj. Së pari u paraqitën përçarje. Specializantët shtetërorë që janë në turn nate me ju, në të njëjtën klinikë, të njëjtën natë, bëjnë të njëjtën punë, një paguhet, ndërsaspecializantiprivat nuk paguhet, për të njëjtat obligime pune. Në parim, turnet janë ndërmjet 18-24 orë. Në periudhën e kovidit, për shkak se kishim mungesë personeli, i cili u tërhoq në qendrat e kovidit, disa kolegë kishin deri në 8 turne nate në muaj. Përgjegjësia e profesionit është shtesë, d.m.th., vazhdimisht ka kontrolle, punë, përgjegjësi ndaj pacientëve që për momentin janë të shtruar në spital. Është absolutisht e pakuptimtë që dikush të mos paguhet për një punë kaq të vështirë profesionale. Përllogaritjen e parë për turne me pagesë shoqata e solli në Ministri në vitin 2019 dhe tani jemi drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes. Shpresoj që me rrogën e korrikut, kolegët më në fund të mund të ndiejnë kënaqësi për punën e tyre. Nga 1 korriku 2021, specializantët privatë që nuk janë të siguruar do të ushtrojnë gjithashtu të drejtën e sigurimit, që do të thotë se ata do të mund të përdorin shërbimet e sistemit shëndetësor në të cilin punojnë.

A paraqesin këta ndryshime zgjidhje të përhershme dhe të mirë?

Absolutisht nuk është një zgjidhje e përhershme, sepse për të integruar një mjek në sistem, që shteti të përfitojë nga ne, duhet të jemi të punësuar. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi pjesë e sistemit shëndetësor, dhe atëherë sistemi shëndetësor do të pajiset me personel, dhe do të mund të plotësohen boshllëqet, mangësitë, veçanërisht në brendësi të Maqedonisë.

Një specializantmerr 26 mijë denarë kompensim nga shteti për një muaj gjatë specializimit. A mjaftojnë këto 26 mijë denarë për të mbuluar shpenzimet e një specializantiqë nuk ka të ardhura të tjera?

Në parim, nëse zbrisni shumën që specializanti privat i paguan Dekanatit (për specializim), që është rreth 14 mijë në muaj, në fakt të ardhurat përgjysmohen, 13 mijë denarë janë para të pastra. Po, kjo nuk është ndonjë shumë mbresëlënëse, por gjithsesi është një ndryshim pozitiv, sepse tre vjet më parë asnjë specializantprivat nuk kishte të ardhura, punonin falas. Shpresojmë që në të ardhmen të ketë rritje të kësaj page.

Sipas kësaj marrëveshjeje që është arritur, juve si specializantë privatë, a u takon pushim lindjeje? A duhet ta ndërprisni specializimin?

Çdo specializant privat si dhe specializantët shtetërorëndërpresin specializimin gjatë pushimit të lindjes. Kontratat në vepër të specializantëve privatë janë të lidhura me turnet, me procesin e edukimit. Në momentin që ata ndërpresin turnet, do të humbasin kompensimin prej 26 mijë denarësh.Kjo do të thotë se kanë të drejtë të lindin në gjinekologji falas, por nuk do të marrin rrogë. Në njëfarë mënyre kjo është shkelje të të drejtave riprodhuese të çdo gruaje, sepse jeni në pozitë të zgjidhni mes asaj se që të keni familje apo rrogë.

Në fillim të këtij viti Ministria për shëndetësi njoftoi se do të punësohen 250 specializantë privatë. Deri ku ka arritur realizimi i këtij premtimi?

Ishte një deklaratë e ministrit, e cila vërtet bëri të lumtur çdo praktikant privat. 250 është numri i përgjithshëm i kursantëve privatë aktualisht në vend, dhe kjo do të thoshte punësim i përhershëm për çdo mjek në specializim. Tani për tani, nuk ka konkurse të hapura punësimi. Kjo do të ndodhte në një të ardhme, që shpresojmë se nuk është e largët.

Në vitet e fundit ka pasur një largim të madh të mjekëve të rinj dhe specialistëve të ardhshëm jashtë vendit. Si mendoni, pse po ndodh kjo dhe si mund ta zvogëlojmë këtë largim?

Në të vërtetë ka mjekë që mund të jenë në shërbim të njerëzve që paguajnë për sigurim shëndetësor tërë jetën, dhe në një moment kanë nevojë të shfrytëzojnë shërbimet e sistemit shëndetësor. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne këmbëngulëm që të mos kishte mjekë të papunësuar në vend.Zgjidhja jonë e vetme është të mbajmë kuadrin që e krijojmë vetë. Secili mjek i ri, i cili ka arriturderi në Fakultetin e Mjekësisë, ai proces arsimor ka kushtuar 10 mijë euro, të cilat shteti i ka paguar. Gjermania do të marrë një mjek të gatshëm, një kuadërme kualifikim të lartë, për të cilin nuk ka investuar asnjë denar.

Përveç ikjes së kuadrit profesional, ne kemi mungesë të kuadrit sepse disa nga specialistët janë pensionuar, dhe një pjesë presin të pensionohen. A keni ndonjë ide se ku mungon më shumë kuadër?

Problemi më i madh është në brendësi, në pjesën qendrore të Maqedonisë, në Maqedoninë lindore, në qytetet më të vogla…ndodh që në një rajon të tërë mos kemi asnjë gjinekolog. Problem më i madh, kronik, është mungesa e anesteziologëve. Bëhet fjalë për specializim të vështirë, të mundimshëm dhe të gjatë. Në numër mjaft i vogël i kolegëve vendosin të specializojnë anesteziologji, ndërsa nga ana tjetër këto janë një burim ideal i tërheqjes në France, Gjermani, sepse një pjesë e mirë e tyre largohen pasi të mbarojnë me specializimin.

 

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

Të fundit