E premte, 11 Korrik, 2025

FORUMI I PRESPËS: A KA UNITET SHBA-BE PËR BALLKANIN?

A janë kthyer lidhjet transatlantike dhe sinergjia mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor? Kjo ka qenë temë qendore e konferencës ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”, i mbajtur më 1-2 korrik në Ohër.

Siç raporton DW, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidentët e Malit të Zi dhe të Sllovenisë, Milo Gjukanoviq dhe Borut Pahor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë Filip Riker (Philip Reeker) dhe komisionari i BE-së Johannes Hahn ishin disa prej pjesëmarrësve të konferencës së Ohrit.

PËRPLASJA BE-SHBA

Por, mospajtimet rreth qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor u vërejtën në disa panele. Në një prej tyre u përplas profesori amerikan Edward Joseph dhe ambasadori holandez në Shkup, Dirk Jan Kopp.

Kopp reagoi ashpër ndaj fjalimit të Joseph pasi profesori aktual dhe ish-përfaqësuesi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave tha se BE tradhtoi vlerat e veta duke mos filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton 360stepeni.mk.

“Kur një vend bën atë që i kërkohet, dhe atëherë BE nuk e realizon premtimin, çfarë ndodhi për herë të parë në 2019 kur Franca bllokoi Maqedoninë Veriore, ky moment mori një emër të duhur – gabim historik. Kur BE e bëri për herë të dytë, tani, përmes situatës me Bullgarinë, është një tradhti. Është një tradhti ndaj vlerave evropiane. Është një tradhti e respektit që ju dëshironi nga amerikanët dhe natyra e, citoj unë, “partneriteti me BE për Ballkanin”. Kjo është tradhti. Ideja që BE do të marrë Ballkanin dhe të vazhdojë këtë rrugë është një farsë.”, tha Edward Joseph.

Ai vazhdoi në të njëjtën mënyrë, duke vënë në pikëpyetje statusin e Evropës si një fuqi globale. Duke përdorur shembuj, Joseph akuzoi Brukselin se fshihte justifikime kur bëhej fjalë për çështje të vështira.

“Këto probleme janë të zgjidhshme. Këto probleme në rajon janë të zgjidhshme. Oh, është kaq e vështirë, Kosova është aq e vështirë, Bosnja … Nuk është, nuk është aq e vështirë. Nuk është e thjeshtë, nuk është e lehtë, por Nikola (Dimitrov) dhe kolegët e tij grekë kanë treguar se mund të bëhet. Kushti kryesor është që BE të jetë e bashkuar.”, tha Jozeph.

Një përgjigje e ashpër erdhi nga një Ambasador i BE në Maqedoninë Veriore. Megjithëse ishte radha e tij gati një orë pas fjalimit të Jozefit, koha e kaluar nuk i ka qetësuar emocionet e përfaqësuesit të Mbretërisë së Hollandës në vend, Ambasadorit Dirk Jan Kopp.

“Ajo që miku ynë amerikan ka harruar plotësisht është një ndryshim midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, dhe kjo është se Alabama nuk ka të drejtë të vërë veton në politikën e jashtme të Uashingtonit. Në Evropë, Bullgaria ka. Kjo quhet shtet i së drejtës. Na pëlqen apo jo, këto janë rregullat tona dhe Bullgaria i përdor ato. Sundimi i ligjit, për mua, është më i rëndësishëm sesa një fjalë si respekt, që unë zakonisht rezervoj për bosët e mafies”, tha Dirk Jan Kopp.

Ai rikujtoi Joseph se Brukseli u la vetëm të “pastrojë” rrëmujën e komunizmit. Kopp shtoi se BE nuk po ndante vetëm fjalë, por edhe shumë para për të konkluduar se problemi themelor i rajonit ishte se pamundësia që vetë të kontrollojë fatin e vet.

“Dallimi tjetër i madh me Shtetet e Bashkuara është se eksperimenti tashmë i madh evropian mori një dimension krejt të ri me shembjen e Bashkimit Sovjetik. Që atëherë, ne jemi në procesin e një zhvillimi të jashtëzakonshëm që është drejt përfundimit, për ta bërë Evropën të begatë dhe të sigurt. Kjo do të thotë t’i bësh këto anëtare të NATO-s dhe t’i bësh ato anëtare të BE-së. Ndërkohë, jo Shtetet e Bashkuara, por ne po pastrojmë rrëmujën në Evropë të lënë nga komunistët. Jo vetëm me fjalë, por me një shumë të madhe parash. Dhe kjo mbështetje e madhe mbulon edhe këtë rajon. Në kushte të tilla, të flasim për tradhtinë dhe braktisjen, kur nuk arritëm të takonim vetëm një datë…, shikoni vitet e mëparshme dhe progresin e bërë. Ajo që është vërtet shqetësuese është, siç tregoi një sondazh i fundit, që 56% e njerëzve mendojnë se qeveria nuk mund të arrijë qëllimet e saj pa presion nga jashtë. Ky është një vend i pavarur dhe një shtet sovran. Është një problem themelor në këtë rajon, që disi, ndryshe nga Balltiku, për shembull, nuk arrin të jetë zot i fatit të vet. Ekziston një proverb kinez që thotë – “pse më urreni, unë nuk ju ndihmova”. Dhe ne jemi këtu, të përfshirë në gjithçka që po ndodh, absolutisht të gatshëm për të ndihmuar, absolutisht të vendosur për ta sjellë këtë rajon në BE. Por të flasësh për gabime historike dhe tradhti është absurde.”, tha ambasadori Kopp.

FILIP RIKER DREJTON GISHTIN KA BE

Bashkësia ndërkombëtare e njeh progresin e rëndësishëm që ka bërë Maqedonia e Veriut dhe guximin që të arrihen këto zgjidhje. Edhe shumë punë ngelet për t’u bërë dhe hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është fillim i procesit, i cili do të imponojë përkushtimin e mëtejmë, ka deklaruar në Ohër ndihmëssekretari i shtetit i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker.

“SHBA-ja është e bindur se Maqedonia e Veriut mundet dhe do t’i bëjë hapat e domosdoshëm siç është vazhdimi i reformave, përforcimi i qeverisjes të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, rritja e transparencës që të garantojë të ardhme më prosperuese për qytetarët e saj si edhe përforcimin e stabilitetit në rajon. SHBA-ja mbetet e përkushtuar dhe është pjesë e këtij rajoni dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush”, ka theksuar Riker.

Ai vlerësoi se Marrëveshja e Prespës kërkoi guxim të madh diplomatik dhe vendosi standardet për pjesën tjetër të rajonit se si të zgjidhen në mënyrë të qetë konflikte përmes dialogut.

“Ajo të gjithëve na dëshmoi se liderët e Ballkanit Perëndimor janë të pjekur për sfida”, tha Riker.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor tha se zgjerimi i shpejtë i BE-së është me interes vital.

“Kapaciteti absorbues i BE-së është i mjaftueshëm për integrimin rajonal. Integrimi i shpejtë do t’i dobësojë idetë naive për ndyshimin e kufijve. Nëse BE nuk zgjerohet me Ballkanin Perëndimor nuk do të përfundojë projekti evropian për Evropë të plotë” – tha presidenti Pahor.

Nord-Mazedonien Ohrid und Otesevo | Forum Prespa Dialog (PFD)

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq konkludoi se ka ngecje evidente me zgjerimin e BE-së. “Kjo është e keqja që po na ndodh sot në rajon. Kjo politikë për fat të keq rezulton me penetrimin e interesave te palëve të treta në Ballkanin Perendimor” u shpreh Gjukanoviq.

Të fundit