E enjte, 19 Qershor, 2025

AGJENDA E GJELBËR

“Të gjitha veprat e natyrës duhet të konsiderohen të mira” – Ciceroni

Shkruan: Katerina Topallova

Kreu i BDI-së, në fjalimin e tij me rastin e 19-vjetorit të partisë, njoftoi se agjenda e gjelbër po bëhet pjesë e zgjedhjeve lokale.

Partia që ka ndotur skenën politike për dekada, papritmas vendos të gjelbërohet, t’i japë oksigjen, ta ndihmojë të marrë frymë. A mund të jetë helmi një kurë?

Ahmeti thotë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij tashmë janë duke u përqëndruar plotësisht në cilësinë e jetës, kushtet e jetesës, zhvillimin, arsimin cilësor dhe shëndetin, drejtësinë jo-selektive, dixhitalizimin, politikat sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin.

Çfarë i ka penguar deri më tani të angazhohen për këtë? Nëse kjo është një risi në agjendë, atëherë çfarë kanë bërë ata gjatë gjithë kësaj kohe ndërsa ishin në pushtet në një koalicion me dy partitë më të mëdha maqedonase?

Pres me padurim që të shoh agjendën për Tetovën e gjelbër, për Merkon e gjelbër, për betonin e gjelbër në Çair, për gjelbërimin e pyjeve të prera, për Parqet Kombëtare të mbrojtura, për mbrojtjen e lumenjve nga hidrocentralet, për liqenet e pastra, për trajtimin e ujërave të zeza. Cili është plani i BDI për të zgjidhur atë që ka marrë pjesë për dekada për ta prishur? A do të jetë kjo një tjetër përfshirje deklarative e premtimeve të gjelbra në një program që do të mbetet në një raft prej druri që në muajin e parë?

Për çfarë të ardhme të gjelbër dhe të zhvilluar flet lideri i partisë, i cili mbylli sytë para kalljes së kallamit në Strugë, para çdo sezoni për të ngritur një ndërtesë të re?

Çfarë plani i gjelbër po përpilohet në momentin kur UNESCO po riformulon fatin e rajonit Ohër-Strugë?

Ahmeti njofton se partia e tij do të jetë pjesë e natyrës. Kjo nuk më asocon me asgjë, përveç se tekstualisht e ka kuptuar mesazhin e Ciceronit – Të gjitha veprat e natyrës duhet të konsiderohen të mira! Para zgjedhjeve, të gjitha punët e BDI-së duhet të konsiderohen të mira!

 

Të fundit